Lajmet

Feedly merr 500 mijë përdorues të rinj pas lajmit për mbylljen e Google Reader

Mar 19 2013
0 Shpërndarje
Feedly merr 500 mijë përdorues të rinj pas lajmit për mbylljen e Google Reader

Lajmi për ndërprerjen e shërbimit Google Reader me shumë gjasë ka qenë shkaktari kyç që ka ndikuar që shërbimi tjetër me funksion të ngjashëm, Feedly, të marrë aq shumë përdorues për një periudhë të shkurtër kohore.

Aplikacioni RSS mori më tepër se 500,000 përdorues të rinj në dy ditë, pasi gjiganti i uebit lajmëroi javën e kaluar që do të largonte aplikacionin e vet RSS, tha Feedly në një postim të bërë së fundi në blog.

Vendimi i Google për të ndërprerë shërbimin më 1 korrik zhgënjeu shumë njerëz në internet, të cilët kanë krijuar peticione online në Change.org duke i kërkuar ndërmarrjes Google që të shqyrtojë vendimin e vet edhe njëherë.

“Ne kemi qenë duke punuar në një projekt të quajtur Normandy, që është një klon i Feedly i API-së së Google Reader – duke vepruar në Makinën e Aplikacionit të Google,” shkroi ndërmarrja në blogun e saj.

“Kur Google Reader të ndërpritet, Feedly, pa u dukur do të kalojë në Normandy. Kështu që nëse jeni një përdorues i Google Reader dhe duke përdorur Feedly, ju jeni të përfshirë: kalimi do të jetë i pavërejtur.”

Feedly ishte njëra nga alternativat më të votuara në Arstechnica, si dhe zëvendësimi më i pëlqyer i këshilluar nga Nick Bradbury, i cili është krijuesi i RSS lexuesit të famshëm për desktop në Windows, FeedDemon, që kishte lajmëruar të enjten që shërbimi do të ndërpritej pas 10 viteve. (PCWorld Albanian)

feedly

Tags >

RSS
Lajmet e fundit>