Analiza

Fëmijët suedezë: Prindërit janë shumë të varur nga teknologjia

Nov 6 2013
0 Shpërndarje
Fëmijët suedezë: Prindërit janë shumë të varur nga teknologjia

Në një studim të fundit, ka rezultuar se 33 % e prindërve suedezë nga 521 të intervistuar, pranuan se e përdornin tabletin dhe smartfonin e tyre pothuajse më shumë se fëmijët.

Fëmijët thanë se prindërit e tyre harxhojnë shumë kohë mbi këto pajisje. Ekspertët po shprehin ndikimin mbi dëmtimet që mund të ketë kjo sjellje. Rezultatet e studimit gjithashtu tregojnë se 20% e prindërve në Stokholm, e kanë humbur fëmijën e tyre për të paktën një herë sepse ata ishin duke iu kushtuar vëmendje pajisjeve të tyre mobile.

Suedia ndodhet në vend të dytë përsa i përket numrit të adoptimit të smartfonëve në Europën Perëndimore me rreth 63% të të rriturve. Roland Sennerstam, një pediatër suedez që ka folur mbi këtë çështje ka thënë për The Guardian: “Patjetër që do ndikojë në gjendjen e tyre emocionale.. unë i inkurajoj prindërit të përdorin gjuhën gjatë aktiviteteve ditore, dhe ti japin fëmijëve të tyre fjalë të reja gjatë kohës së qëndrimit me të.

Nëse prindërit janë më të interesuar mbi smartfonin e tyre, mendoj se do të ketë një efekt negativ mbi ambientin gjuhësor dhe zhvillimin e fëmijëve të tyre.”

Jo të gjithë mjekët bien dakord mbi ndikimin që mund të ketë përdorimi i shumtë i smartfonëve, duke qenë se fëmijëve gjithmonë iu është dashur të përballen me prindër të shpërqendruar, pavarësisht nëse ata po gjuanin mamuth apo po luanin Candy Crash.

Por të gjithë bien dakord se nëse kjo sjellje do përshkallëzohet do të ketë konsekuenca reale. (PCWorld Albanian)

femijet

Lajmet e fundit>