Analiza

Fëmijët udhëheqin kompjuterët më mirë se biçikletat

Jan 22 2011
0 Shpërndarje
Fëmijët udhëheqin kompjuterët më mirë se biçikletat

Sipas një studimi të bërë me 2,200 nëna në 10 vende, 69% e fëmijëve dy deri në pesë vjeç mund të veprojnë me një mi kompjuteri, 58% mund të luajnë disa lojëra kompjuterike dhe 28% mund të bëjnë një thirrje në celular.

Sipas analizave, programet e kontrollit prindëror veprojnë dobët me faqet e uebit 2.0.

Studimi i bërë nga ndërmarrja për siguri, AVG, thotë: 25% mund të hapë një ueb-shfletues dhe 19% mun të përdorin një ueb-aplikacion të disa llojeve.

Përgjatë të njëjtëve fëmijë, 77% përmbushin një engimë duke bashkuar pjesët e një fotografie, 52% vozisin biçikleta, 20% notojnë dhe 11% lidhin këpucët, thotë AVG.

CEO i AVG-së,  J.R. Smith thotë që rezultatet tregojnë që prindërit duhet t’i japin më shumë vëmendje përdorimit të kompjuterëve dhe internetit nga fëmijët e tyre me një sy drejt sigurimit të mbrojtjes së fëmijëve nga dëmtimet. “Sipas paraqitjes së hulumtimit tonë, prindërit kanë nevojë që të fillojnë të edukojnë fëmijët rreth lundrimit botëror online të sigurtë në një moshë të re se sa të mendojnë ndryshe,” thotë ai.

Shkathtësitë teknologjike ndryshojnë me ndërlikueshmërinë e detyrës. Për shembull, 63% mund të ndiznin dhe fiknin kompjuterin, por vetëm 16% mund të lundronin në uebfaqe.

37% e fëmijëve mund të shkruanin emrat e tyre, ndërsa 15% dinin së paku një adresë të një uebi dhe 5% dinin së paku një adresë elektronike.

Studimi pyeti nënat në Shtetet e Bashkuara, në Kanadë, Britaninë e Madhe, Gjermani, Spanjë, Itali, Japoni, Australi dhe Zelandë të Re dhe gjeti që rezultatet ndryshojnë varësisht nga vendi.

Për shembull, 30% e fëmijëve në Shtetet e Bashkuara dhe Australi mund të vepronin me së paku një smartphone ose aplikacion të një tablete. Kjo përqindje për fëmijët në Japoni ishte 11%. Në Francë dhe Britani të Madhe, 70% e fëmijëve mund të luanin një lojë kompjuterike, ndërsa në Gjermani vetëm 40% e fëmijëve mund ta bënte këtë gjë./pcworldalbanian

Lajmet e fundit>