Biznes

Femra e parë i bashkohet bordit të ndërmarrjes Facebook

Jun 27 2012
0 Shpërndarje
Femra e parë i bashkohet bordit të ndërmarrjes Facebook

Shefja e lartë operative e ndërmarrjes Facebook, Sheryl Sandberg, është emëruar antare e bordit të drejtorëve të ndërmarrjes Facebook, duke e bërë atë femrën e parë dhe të vetme që i bashkohet bordit. Sandberg ka shërbyer si shefe e lartë operative në Facebook që kur i’u bashkua ndërmarrjes në vitin 2008 dhe, si drejtuese e të gjitha veprimeve biznesore, ka ndihmuar në mbikëqyrjen e rritjes dhe është kujdesur më parë gjatë këtij viti për ofertat publike të ndërmarrjes. Emërimi në këtë detyrë i Sandbergut ndjek protestën që bordi i ndërmarrjes është i përbërë vetëm nga meshkujt.

“Sheryl ka qenë bashkëpunëtorja ime në mbajtjen e Facebook dhe ka qenë personi kyç në rritjen dhe suksesin tonë gjatë viteve,” tha në një komunikatë për shtyp, shefi ekzekutiv i rrjetit Facebook, Mark Zuckerberg. “Njohuritë e saj për misionin tonë dhe mundësive tona afatgjate si dhe përvojës së saj si në Facebook dhe në bordet publike të ndërmarrjes e bëjnë atë një përkim natyral për bordin tonë.”

Në një intervistë gjatë vitit 2011, Zuckerberg kishte thënë që ai ishte falënderues ndaj Sandberg për “kryerjen e gjërave të cilat unë nuk dua t’i bëj,” si burimet njerëzore, reklamimi dhe punë të tjera të menaxhimit.

Sandberg ka qenë si një avokate e sinqertë për femrat në vendin e punës, duke i përkrahur femrat në ligjëratat në TED, inicimin e problemeve dhe ngjarjeve të brendshme në Facebook që të “mbahen në” karrierat e tyre dhe të kërkojnë një “ulëse në tavolinë.”

Deri të hënën Sandbergut i ishte mohuar një ulëse në bordin e ndërmarrjes Facebook. Kur u pyet nga autori i New Yorker, Ken Auletta, për mungesën e femrave në bordin e përbërë tërësisht nga meshkujt, Zuckberg tha që ndërmarrja ka një “bord shumë të vogël”, duke shtuar se “unë do të gjej njerëz që janë të dobishëm dhe nuk kujdesem posaqërisht se çfarë gjinie janë ose në cilën ndërmarrje janë. Unë nuk jam duke e mbushur bordin me kuti kontrolluese.

Vendimi i ndërmarrjes për të sjellë në tetë numrin e anëtarëve të bordit vjen disa muaj pas kritikave nga investitorët dhe grupet e avokaturës së femrave mbi çalimin e diversitetit mes drejtorëve të ndërmarrjes Facebook. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>