Biznes

Femra më e fuqishme në Wall Street është shefja e re e financave e Google

Mar 27 2015
0 Shpërndarje
Femra më e fuqishme në Wall Street është shefja e re e financave e Google

c3aa2061Ruth Porat jo pa të drejtë është cilësuar si femra më e fuqishme në Wall Street. Google ka ditur ta vlerësojë më të miri këtë fakt dhe e ka vënë atë në krye të financave të kompanisë. Porat, tanimë 57 vjeç ka punuar në Morgan Stanley që nga viti 1987 dhe gjatë kësaj kohe ka dhënë këshillat e saj gjatë krizave financiare në qeverinë amerikane. Ajo do ti bashkohet kompanisë Google në 25 Maj dhe do të raportojë direkt tek shefi ekzekutiv i kompanisë Larry Page.

Këtë lajm e dha pikërisht Page gjatë një postimi në blog ku ai shprehej shumë me fat që do të kishte mundësinë të punonte me këtë ekzekutive siç është Porat. Nga ana tjetër Porat është shprehur se mezi pret të fillojë nga puna, kjo për vet faktin se ajo po rikthehet sërisht në vendlindjen e saj Kalifornia duke ju bashkuar Google. Porat ka deklaruar se puna e saj e gjatë në Silicon Valley e ka ndihmuar atë të kuptojë se sa shumë mund të ndikojnë kompanitë teknologjitë në jetën e njerëzve.

Porat ka shpenzuar plot 28 vite punë në Morgan Stanley, kohë gjatë së cilës ajo ka qënë në krye të skuadrës qe merret me fondacionet e Amazon, eBay dhe Netscape. Rëndësia e saj u njoh akoma në shumë në momentin që ajo këshilloi departamentit e thesarit të Shteteve të Bashkuara gjatë kolapsit si pasojë e rrëzimit të AIG dhe probleme të hipotekave. Madje ajo në vitin 2011 luajti dhe në filmin ‘Too big to Fail’ ku mori pjesë në rolin e Jennifer van Dyck. Në vitin 2013 ajo u përzgjodh nga presidenti Obama si kandidate për postin e zëvëndës sekretarit në departamentin e thesarit. Por New York Times raportoi se ajo i kërkoi Shtëpisë së Bardhë ta hiqte emrin e saj nga kjo listë për shkak të shqetësimeve në lidhje me mënyrën se si bankierët janë duke u trajtuar nga politikanët.

Porat është nënë e tre fëmijëve dhe ka arritur të mbajë në balancë si jetën e saj profesionale dhe atë personale. Sipas saj kjo është arritja më e madhe për të. Ajo ka dëshirë të këshillojë gjithmonë femrat e tjera që ato të sigurohen që arritjet e tyre po vihen re. Porat ka lindur në Sale, Cheshire në Anglinë e Veriut dhe pjesën më të madhe të jetës së saj e ka kaluar në Kaliforni. Ajo do të zëvëndësojë Patrick Pichette, i cili po jep dorëheqjen nga Google pas 7 vitesh punë për asye personale. (PCWorld Albanian)

Tags >

Google
Lajmet e fundit>