Analiza

“Femrat që Kodojnë” bashkon forcat me Twitter, Google, eBay

Jun 28 2012
0 Shpërndarje
“Femrat që Kodojnë” bashkon forcat me Twitter, Google, eBay

Tashmë dihet që mungesa e femrave në industrinë e teknologjisë është fakt real, por ish-deputetja në qytetin e Nju Jorkut, Reshma Saujani, dëshiron të bëjë diçka rreth kësaj çështjeje. Saujani gjatë këtij muaji ka lansuar nismën e quajtur Gratë që Kodojnë që përkrahet nga ndërmarrjet e fuqishme të teknologjisë si Twitter, eBay, Google dhe General Electric. Programi mëton të përkrahë femrat që studiojnë shkencat dhe inxhinierinë kompjuterike.

“Së bashku me edukatorë, inxhinierë dhe sipërmarrës udhëheqës, Girls Who Code ka zhvilluar një model të ri për edukim në shkenca kompjuterike, duke ofruar udhëzime të fuqishme në robotikë, Ueb dizajn dhe zhvillimet mobile të drejtuar nga top zhvillueset dhe sipërmarrëset femra të industrisë,” thuhet në Ueb faqen e programit, të cilin po e përkthejmë në shqip: Femrat që Kodojnë.

Sipas Sajuanit, vetëm 3.6 përqind nga 500 ndërmarrjet e Fortune drejtohen nga femrat dhe më pak se 10 përqind e ndërmarrjeve me kapital të madh janë themeluar nga femrat. Por, femrat e përdorin internetin 17 përqind më tepër se meshkujt.

Teknologjia është sektori që ofron më së shumti vende pune, dhe kësisoj paraqet një mundësi të mirë për përfshirjen e femrave. Në faqen e programit Femrat që Kodojnë thuhet “Më 2018, do të ketë rreth 1.4 milionë vende pune që lidhen me shkencat kompjuterike, dhe nga universitetet e ShBA-ve pritet të ketë mjaft të diplomuar në shkenca kompjuterike për të plotësuar 29 përqind të këtyre punëve.” (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>