Siguri

Fermerë kujdes nga malware

Apr 12 2010
0 Shpërndarje
Fermerë kujdes nga malware

Virusi ka marrë strehim në reklama që shfaqin paralajmërim false të sigurisë, të cilat kanë qëllimin e vetëm që t’i detyrojnë përdoruesit të ofrojnë detajet e kredit kartelave të tyre për të blerë softuer anti-virus.

“Ne besojmë se në këtë kohë kjo nuk i shkakton dëme kompjuterit tuaj dhe në faqe do të shihni një apo më shumë reklama, të cilat ju NUK duhet t’i përcillni apo të klikoni në çfarëdo lidhje që pretendon për softuer që do të pastrojë sistemin tuaj” thekson kompania.

“Nëse ju befasisht merrni një paralajmërim se kompjuteri juaj është infektuar me virusi dhe ju duhet të skanoni menjëherë, mos klikoni në atë link,mbyllni dritaren menjëherë”.

“Reklamat e tilla të dëmshme (apo ndryshe i njohur edhe si malvertising) ka qenë vektor për infektime tjera në të kaluarën, duke përfshirë sulme kundër lexuesve të New York Times dhe Gizmodo” tha Graham Clueley i kompanisë së sigurisë Sophos.

“Çfarë e bënë këtë sulm më serioz, natyrisht është numri i njerëzve që zakonisht luajnë Farm Town dhe të cilët zakonisht nuk janë njerëz aq të njohur me teknologjinë sikurse lexuesit e Gizmodo, dhe si rrjedhojë e kësaj janë më të rrezikuar që të mashtrohen nga hakerët” u shpreh ai.

SlashKey u ka bërë thirrje përdoruesve të raportojnë çfarëdo instanca të virusit, por Clueley mendon se nuk do të mjaftojë. “Mund të jetë e veprim i mençur për kompaninë që të ndalë paraqitjen e reklamave të palës së tretë përgjatë Farm Town, derisa të zgjidhet problemi” thekson ai.

Mos harroni se Farm Town nuk është e njëjtë me Farmville, ku kjo e fundit është krijuar nga Zynga Games.

Lajmet e fundit>