Vëzhgim

Fermerët po shfrytëzojnë rrjetet sociale…

Aug 22 2011
0 Shpërndarje
Fermerët po shfrytëzojnë rrjetet sociale…

Sipas një ankete të bërë në Britani të Madhe me fermerë të kësaj zone, është arritur një rezultat që tregon se fermerët janë duke shfrytëzuar Facebook’un e Twitter’in, për të marr këshilla, ide dhe për të qenë në trend me zhvillimet më të fundit. 

Pothuajse 53 për qind prej 1,000 të anketuarve kanë thënë se përdorin rrjetet sociale, dhe arsyeja kryesore prapa kësaj është komunikimi me konsumatorët dhe diskutimi për çështjet e ndërlidhura me fermat.  

Një numër më i vogël e përdorin “si një linjë direkte” me krijuesit e politikave dhe politikanët, në mënyrë që të jenë në trend me krizat ekonomike dhe rritjen e çmimeve, ndërsa 87 për qind i kanë përshkruar rrjetet sociale si një vegël “efektive”. 

Rezultatet e ankesës nga JCB Workwear gjithashtu sinjalizojnë një gjendje optimiste në mesin e fermerëve, pavarësisht raporteve se disa sektorë janë në rënie. 14 për qind prej tyre kanë thënë se përdorin edhe rrjetet sociale për të sfiduar izolimin rural dhe 28 për qind për të komunikuar direkt me konsumatorin. E pothuajse një në dhjetë thanë se puna me ferma është “puna e jetës së tyre”.

Athua sa fermerë në Kosovë shfrytëzojnë rrjetet social, veçanërisht për promovim të biznesit? Nëse jeni në dijeni për diçka të tillë na komentoni mëposhtë.., /pcworldalbanian

Lajmet e fundit>