Blog

Fermerja nga Britania e cila ndërtoi internetin e saj

Jan 30 2017
0 Shpërndarje
"Unë jam vetëm bashkëshortja e një fermeri," tha Kristina Konder me modesti. Por për 2,300 anëtarët e komunitetit rural të Lancashire në Britani, ajo është një revolucionare e vërtetë e interntit. Fermerja nga Britania e cila ndërtoi internetin e saj

Zgjidhja që ajo ofroi në 2009 për tu garantuar komshive internet evoluoi në një ISP e quajtur B4RN e cila ofron internet me shpejtësi 1 gigabit për sekond.

Kjo është 35 herë më e lartë sesa shpejtësia mesatare e shtëpive Europiane prej 28.9 Mbps. Problemi filloi kur pemët të cilët ndanin fermën e saj me kullën më të afërt wireless u rritën më shumë sesa duhej.

Kërkohej diçka më praktike dhe alternativat e mundshme në atë zonë ishin të kufizuara. Ajo që Konder bëri ishte blerja e një kablli optik gjysëm kilometër dhe përdorin traktorin e saj për të hapur një kanal ku do të shtrihej fibra.

Ferma e saj u shndërrua në një pikë aksesi për shtëpitë që e rrethonin. B4RN sot ka një rrjet fibrash optike prej 3,218 kilometër dhe çdo shtëpi paguan 37 dollar për shërbimin dhe 190 dollar për instalimin.

Shërbimi është kaq popullor saqë kompania ka ndërtuar një plan 10 vjeçar për zgjerimin e rrjetit. Përpara se B4RN të vinte, banorët e Lancashire përdornin akoma internet Dial-up. U deshën vetëm 3 ditë punë të rëndë për të arritur në kompaninë që është sot. (PCWorld Albanian)

Tags >

internet
Lajmet e fundit>