Ferrari, Volvo dhe Mercedes do të zbulojnë integrimin e parë të iOS në automjetet e tyre

Mar 3 2014
0 Shpërndarje
Ferrari, Volvo dhe Mercedes do të zbulojnë integrimin e parë të iOS në automjetet e tyre

apple-wwdc-2013-ios-car-ss-2-1Kur u shpall iOS 7 vitin e kaluar, Apple foli për një veçori të re që do të vinte në makinën tuaj. Kjo veçori e quajtur “iOS në makinën tuaj” do të lejojë prodhuesit e automobilëve të integrojnë pajisjet mobile me iOS në MediaCenter.

Kjo veçori u tha fillimisht se do të vinte në vitin 2014, derisa kohët e fundit zhvilluesit bënë që të funksiononte veçoria në simulatorin e iPhone.

Tani, FinancialTimes raporton se tre kompani të prodhimit të automobilëve po përgatiten për të prezantuar automjetet e tyre te pajisura me këtë teknologji. Kjo nuk do të thotë se përditësimi që do të vijë në iOS versioni 7.1 do të sjellë edhe veçorinë e re tek iPhone-t dhe iPad-t që do të vijë javën e ardhshme. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>