Analiza

Festat kanë sjellë një rritje prej 71 përqind për Amazon

Jan 29 2010
0 Shpërndarje
Festat kanë sjellë një rritje prej 71 përqind për Amazon

Mega-shitësi online Amazon.com ka shpallur rezultatet e saja financiare për çerekun e katërt të vitit 2009, dhe festat ishin të mira për këtë kompani: Amazon ka raportuar të hyra neto prej 384 milion dollarë për çerekun e katërt, që paraqet një rritje prej 71 për qind gjatë çerekut të katërt të vitit 2008 -me shitje neto prej 9.52 miliard dollarë.

Në përgjithësi, shitësi pa një rritje neto të shitjes prej 37 për qind krahasuar me çerekun e njëjtë një vit më parë, duke përjashtuar ndikimet e favorshme nga ndryshimet në kursin e këmbimit të huaj. Shitjet e Amazon ishin nxitur nga shitjet e shumta të e-lexuesve Kindle … edhe pse realisht askush nuk e di sesa kanë arritur të shiten: kompania mban gojën e mbyllur për sa i përket Kindle të shitur dhe themeluesi i Amazon dhe CEO Jeff Bezos, tha se me “miliona” pajisje të tilla kanë dalë dera.

“Miliona njerëz tani kanë Kindle,” tha Bezos, në një deklaratë. “Dhe pronarët e Kindle, lexojnë shumë.  Kur kemi të dy edicionet, ne shesim 6 libra Kindle për çdo 10 libra fizik.  Deri më datën e këtij viti dhe duke përfshirë vetëm librat e paguar – librat pa pagesë për Kindle do ta bënin që numri të ishte edhe më i lartë”.

Amazon njofton se të ardhurat nga shitja e DVD-ve, CD-ve, librave dhe mediave të tjera është rritur në 4.68 miliard dollarë gjatë çerekut në fjalë, një rritje prej 29 për qind. Elektronika dhe “mallrat e përgjithshme” panë një rritje të madhe, megjithatë, kërcyen 60 për qind në $ 4.61 miliard dollarë.

 Të ardhurat nga shitjet në Amerikën Veriore u rritën për 37 përqind në çerekun në fjalë, por Amazon ka kryer punë edhe më të mirë në arenën ndërkombëtare,  me një rritje prej gati 49 përqind jashtë Shteteve të Bashkuara.

Shifrat janë mbresëlënëse, duke pasur parasysh se ekonomia e ngushtë ka penguar shumë konsumatorë që të shpenzojnë gjatë festave të fundvitit. Dhe Amazon është duke parashikuar gjëra të mëdha që do të lëvizin përpara, duke theksuar se mendon se të hyrat e çerekut të parë të këtij viti do të tejkalojnë parashikimet e cilitdo analist.

Lajmet e fundit>