Lajmet

Festohet 20-vjetori i publikimit të faqes së parë ueb

May 2 2013
0 Shpërndarje
Festohet 20-vjetori i publikimit të faqes së parë ueb

uebJanë mbushur plot 20 vjet nga një ngjarje madhore në historinë e dixhitalizimit: 20 vjet më parë CERN publikoi një program që mundësoi funksionimin e teknologjisë së World Wide Web dhe e bëri atë të disponueshëm për këdo.

Më 30 prill 1993, CERN publikoi një deklaratë në ueb, që e bëri të qasshme teknologjinë prapa uebit pa pagesë. (Më saktësisht, ky ishte softueri i dëshiruar për të drejtuar një server uebi, një shfletues bazik dhe një librari të kodit.) Ky vendim i nxitur nga Tim Berners-Lee transformoi internetin duke e shndërruar atë në një vend ku të gjithë janë të lirë të ndajnë gjithçka, nga përditësimet e mediave sociale, këngët, videot në YouTube.

Mund të themi me plot gojë se ka ndryshuar në mënyrë thelbësore mënyrën se si ne komunikojmë.

Për të festuar këtë ngjarje madhore CERN ka vendosur të ripublikojë faqen e parë ueb me URL-në e vet origjinale.

Kjo uebfaqe nuk ofron shumë për të parë, megjithatë është një kujtim i vlefshëm për të kuptuar sesa shumë kanë ndryshuar uebfaqet gjatë këtyre 20 vjetëve. (PCWorld Albanian)

 

Tags >

Ueb
Lajmet e fundit>