Lajmet

Festohet 40-vjetori i krijimit të Ethernet-it

May 24 2013
0 Shpërndarje
Festohet 40-vjetori i krijimit të Ethernet-it

Shumica e njerëzve mendojnë se Ethernet ka të bëjë me një kabëll të thjeshtë që mund të vendoset nëpër priza me hapësira të ngjashme me portat e telefonit, por në të vërtetë Ethernet-i është shumë më tepër se kaq.

Ethernet-i përbën themelin e aksesit global në Internet dhe është padyshim teknologjia më e përdorur për krijimin e lidhjeve në rrjet. “Ethernet-i renditet ndër ato teknologji që kanë një impakt të fuqishëm në jetën e përditshme në qoftë se e marrim në terma globalë. Rrjetet e qendrave të të dhënave, kompjuterët, laptopët, tabletët, smartfonët, pajisjet personale jetësore, automjetet e lidhura etj…

Gjithçka e përmendur në këtë listë madje akoma edhe më tepër pajisje në një mënyrë apo në një tjetër kanë të bëjnë me Ethernet-in.” – shkruhej në uebfaqen e Institucionit të Standardeve IEEE.

Kanë kaluar tashmë plot 40 vjet që prej momentit kur krijuesi i kësaj teknologjie Bob Metcalfe shpjegoi se si do të funksiononte Ethernet-i duke lidhur disa kompjuterë me njëri-tjetrin për të shkëmbyer mesazhe.

Megjithatë Ethernet-i që prezantoi Metcalfe së bashku me ndihmësin e tij David Boggs nuk ishte as teknologjia e parë dhe as e fundit pasi kishte dhe shumë të tjerë që e pasuan megjithatë me kalimin e kohës u shndërrua në teknologjinë LAN dominuese të përdorur në Internet.

Me kalimin e viteve është punuar shumë që teknologjia e Ethernet-it të zhvillohej, zgjerohej dhe të kishte një shpejtësi sa më të lartë. Është kaluar nga një algoritëm në një teknologji të komplikuar që është aplikuar nga shumë kompani që kanë për qëllim krijimin e një eksperience më të mirë për përdoruesit në Internet. (PCWorld Albanian)

ethernet

Tags >

internet
Lajmet e fundit>