Lajmet

Festoni me IPKO

Dec 11 2009
0 Shpërndarje
Festoni me IPKO

Janë bërë 10 vjet për kompaninë IPKO dhe gjatë këtyre viteve kjo kompani është shndërruar në një kompani moderne që ofron shërbime bashkëkohore në telefoni mobile, fiks, TV digjital dhe internet në tërë territorin e Kosovës.

Për të shënuar dhjetëvjetorin apo më mirë thënë ditëlindjen kjo kompani nën moton “10 vjet, 10 orë, 10 aktivitete e 100 shpërblime” do të organizojë një festë të madhe për të gjithë në sheshin “Nëna Tereza” .

Me datë 12 dhjetor 2009, duke filluar prej orës 10:00 deri në ora 22:00 të pranishmit do të kenë një mori aktivitetesh të cilat sigurisht që do të argëtojnë maksimalisht pjesëmarrësit.  Disa prej aktiviteteve janë këndet e lojërave, muzikë live, dhurata të shumta, pije dhe ushqim falas e shumë e shumë befasi të tjera.

IPKO ka ftuar përzemërsisht të gjithë qytetarët të festojnë dhe të bashkëngjiten në rrethin argëtues.

Për më shumë informata dhe për një pamje më të detajuar të hartës që po shihni më poshtë, vizitoni www.ipko.com

ipko_popup_map_761597743.jpg

Lajmet e fundit>