Biznes

Fiat Chrysler bashkon forcat me BMW dhe Intel për sistemet e automatizuara

Aug 16 2017
0 Shpërndarje
Dita ditës më shumë prodhues makinash po krijojnë aleanca për të reduktuar kostot e zhvillimit të këtyre teknologjive të cilat kërkojnë hulumtim, zhvillim dhe ekspertizë softueri. Fiat Chrysler bashkon forcat me BMW dhe Intel për sistemet e automatizuara

Fiat Chrysler ju bashkua aleancës së makinave me sistem vetëdrejtimi drejtuar nga BMW, Intel dhe Mobileye, duke u bërë prodhuesi i dytë madhor i cili shton përpjekjet në sistemet e automatizuara.

Dita ditës më shumë prodhues makinash po krijojnë aleanca për të reduktuar kostot e zhvillimit të këtyre teknologjive të cilat kërkojnë hulumtim, zhvillim dhe ekspertizë softueri.

Grupi synon të hedhë në qarkullim makinën e parë me këtë teknologji në 2021. Në një dalje zyrtare për shtypin, partnerët thanë se Fiat Chrysler i cili ka një bashkëpunim me Google Waymo, do të sjellë burime inxhinierike dhe teknike në këtë aleancë.

Delphi Automotive dhe Continental AG gjithashtu janë pjesë e aleancës së BMW dhe Intel. Sipas grupit 40 makina do të testohen në fund të 2017-ës. /PCWorld Albanian

Lajmet e fundit>