Lajmet

Fibër optike nga Singapori në Evropë

Mar 9 2014
0 Shpërndarje
Fibër optike nga Singapori në Evropë

Alcatel-Lucent-sea-plow_610x307Konsorciumi Sea-Me-We 5, që është një grup prej 15 kompanish telekomunikacioni, ka dhënë për Alcatel-Lucent dhe për NEC një kontratë me vlerë miliona dollarë për të shtrirë nën det një kabëll që do të lidhë Evropën dhe Singaporin e pikat ndërmjet tyre. Sea-Me-We 5 (South East Aisa – Middle Easat – Western Europe Consortium – Konsorciumi i Azisë Juglindore, Lindjes së Mesme, Evropës Perëndimore) do të financojë për këtë projekt për të sjellë një lidhje interneti me shpejtësi 100-gigabit për sekondë.

Alcatel-Lucent do të bashkojë vende si Sri Lanka, Siçilia, Pakistani, India e vende të ndryshme të Lindjes së Mesme, me vende më të zhvilluara në skajet e lidhjes, Evropa Perëndimore (Franca, Gjermania, etj.) e vende si Singapori e Maljazia, që janë në rritje e sipër në botën dixhitale. Këto vendet e fundit, pjesa e vendeve në lindje të Indisë, do të lidhen nga puna e kompanisë NEC, që ka përsipër segmentin lindor. Kompanitë që janë pjesë e konsorciumit janë: Bangladesh Submarine Cable Company, China Mobile, China Telecom Global, China United Network Communications Group Company, Emirates Integrated Telecommunications, Orange, Myanmar Posts and Telecommunications, Saudi Telecom Company, SingTel, Sri Lanka Telecom, TOT, PT Telekomunikasi Indonesia International, Telecom Italia Sparkle, Telekom Malaysia Berhad dhe Yemen International Telecommunications (TeleYemen).

Projekti u bë i ditur të premten e kaluar nga kompanitë që do të punojnë për zhvillimin e kësaj infrastrukture, Alcatel-Lucent dhe NEC. Kabujt nën ujorë janë të shtrenjtë, por ata bëjnë të mundur lidhjen e kanaleve ndërmjet vendeve dhe e bëjnë më të lehtë zgjidhjen e problemeve të rrjetit. Me aq sa është momentalisht e ditur, metoda e Alcatel-Lucent është “sea-ploë” (plugimi i detit), duke përdorur një anije të veçantë e specifikisht për këtë qëllim, me aftësinë për të vendosur kabëll deri në thellësi 1500 metra, me shpejtësi 5 deri në 35 kilometër kabëll në ditë. Lidhja nga Evropa deri në Singapor do të jetë plot 20,000 kilometër e gjitha, por puna nuk pritet të fillojë brenda këtij viti. (PCWorld Albanian)

Alcatel-Lucent-undersea-cable-map_610x353

Tags >

internet
Lajmet e fundit>