Softuer

FIFA 10 shet mbi 4.5 milion kopje anembanë botës

Dec 3 2009
0 Shpërndarje
FIFA 10 shet mbi 4.5 milion kopje anembanë botës

Tani Eelectronic Arts ka lajmëruar se FIFA 10 po vazhdon me thyerjen e rekordeve të shitjes. Kompania gjithashtu shpalosi zhvillimin e FIFA 10 Ultimate Team, një lojë “mode expansion” për FIFA 10 dhe që paraqet një rrugë të re për të luajtur lojën.

Sipas projektimeve të brendshme të shitjes nga EA, FIFA 10 ka arritur të shesë mbi 4.5 milion kopje anembanë botës qysh prej momentit të lansimit. Kjo edhe e bënë lojën më të shitur sportive anembanë botës, me 1.7 milion kopje të shitura në dyqanet e Evropës, qysh në javën e parë. Gjithashtu kjo është edhe video loja më e shitur në Evropë për vitin 2009.

“FIFA 10 Ultimate Team shton më shumë origjinalitet në një lojë unike që do të përditësohet me sfida të reja dhe me përmbajtje të reja me kalimin e kohës” tha Producenti, Paul Hossack. “Ne tani kemi mbi 7.000 lojtar prej 27 ligave të pranishme, prej të cilave gejmerët do të përzgjedhin një ose më shumë ekipe për të treguar aftësitë e tyre, në një sistem më real dhe për të garuar në gara me kërkesa interesante dhe gjithashtu me shpërblime. Në maj të kësaj, ne do të lëshojmë gara të reja dhe përditësime që në mënyrë të rregullt të mbajmë eksperiencën të freskët dhe emocionale”.

FIFA 10 Ultimate Team është një version më i thellë dhe më dinamik i këtij modusi të lojës që është shpalosur gjatë vitit të kaluar. Kjo i mundëson adhuruesve të punojnë sipas dëshirës në krijimin e ekipit të tyre ultimativ. Tani do të ketë më shumë opsione dhe më shumë futbollistë, kështu që gejmerët mund të imitojnë trajnerët dhe menaxherët e botës reale, në krijimin e një ekipi të shkëlqyer futbollistik.
FIFA 10 Ultimate Team do të ofrohet në shkurt të vitit 2010, në Xbox Live dhe Playstation Network. Ndërsa çmimet për të ende nuk janë bërë të ditura.

Lajmet e fundit>