Lajmet

FIFA lëshon aplikacionet zyrtare për iOS dhe Android

Nov 30 2013
0 Shpërndarje
FIFA lëshon aplikacionet zyrtare për iOS dhe Android

fifalol_large_verge_medium_landscapeDuke qenë vetëm disa ditë larg tërheqjes së shortit final për kupën e botës 2014, FIFA ka lëshuar aplikacionet zyrtare për iOS dhe Android.

Sipas FIFA-s, duke qenë në dispozicion tani, aplikacioni ofron përditësime për rezultatin në kohë të drejtpërdrejtë për “top 85 ligat e botës”.

Ai tani ofron lajme, radhitjet, statistikat, fotografi dhe video për më tepër ngjarje: në total, përfshihen 197 liga përgjatë globit. Përdoruesit mund të presin lajme në “qindra gara, mijëra gola dhe mbi 1 milion minuta të futbollit çdo javë të vetme,” thotë FIFA.

Mbulimi i ngjarjeve të garës dhe Radhitjet Botërore të FIFA Coca-Cola-s po ashtu janë pjesë e aplikacionit zyrtar.

Natyrisht, kupa botërore që është planifikuar të zhvillohet vitin e ardhshëm në Brazil ka një vëmendje të madhe dhe FIFA thotë që ju do të jeni në gjendje që të transmetoni drejtpërdrejt tërheqjen finale të shortit më 6 dhjetor.

Aplikacioni zyrtar nga FIFA, nuk duhet të ngatërrohet me lojën mjaft të popullarizuar dhe mund të shkarkohet nga App Store dhe Google Play. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>