Softuer

Fifa 11 prezantohet me një video të re HD

Sep 14 2010
0 Shpërndarje
Fifa 11 prezantohet me një video të re HD

Në videon HD shfaqet një ndeshje atraktive mes FC Bayern Munich dhe Bayer Leverkusen, dhe në kuadër të saj për herë të parë mund të dëgjohen edhe komentuesit  e rinj gjerman. Këtë vit do të komentojnë Frank Buschmann dhe Manni Breuckmann atë se çfarë ndodh në fushë në versionin gjerman të Fifa 11.

Fifa 11 do të paraqitet me 30 shtator, dhe në të njëjtën kohë do të kemi edhe disa të reja për sa i përket lojës së shumë-popullarizuar në Kosovë e botë, PES, që pritet të shfaq gjithashtu versionin e ri PES 2011.

Nesër (me 15 shtator) bëni gati internetin dhe rezervoni kohën sepse do të paraqiten demot përkatëse për të dy titujt futbollistik që i kemi në qejf të gjithë. Të shohim se çfarë risie kësaj radhe do të sjellin të dy për konsumatorët gjegjës. /pcworld.al

Lajmet e fundit>