Softuer

FileMaker Pro Versioni 10 rrit Status Bar-in

Jan 15 2010
0 Shpërndarje
FileMaker Pro Versioni 10 rrit Status Bar-in

Versioni Pro i FileMaker përkrah deri në nëntë përdorues rrjeti njëkohësisht (në Windows apo Mac), ose pesë përdorues web-i. Kompania thekson se ka bërë vetëm modifikime të vogla performance në këtë version, por në testet e mia, skriptet dhe aplikimet ekzekutoheshin rreth 15 për qind më shpejt se në versionin 9. Një skript kompleks- i cili përfshin rreth 28 000 hyrje nga një databazë Oracle, që i manipulon ato dhe më pas gjeneron raporte të ndryshme- zgjati 53 minuta në FilaMaker 9 dhe vetëm 45 minuta në FileMaker 10.

Karakteristika të reja ofrojnë mundësinë për të ruajtur kërkimet e shpeshta në Status Bar, për të krijuar raporte dinamike (me ndryshimet e reflektuara në raportet e grupeve menjëherë) dhe të lidheni direkt në serverë SMTP, në mënyrë që t’u dërgoni një e-mail kolektiv kontakteve në databazë.

Përsëri mungon aftësia për të krijuar grafikë vizualë. Por këtë kërkesë e plotësojnë programe të ndryshme shtesë dhe integrimi në Excel ju lejon të krijoni grafikë nga ky program.
FileMaker Pro 10 përmirëson akoma më shumë një mjet databazë i cili ka qenë shumë i mirë, duke e pasuruar me opsione përdorimi. Pasi ta keni provuar, nuk do të doni të ktheheni prapa.

Lajmet e fundit>