Siguri

Filesonic.com ndal funksionin për shkëmbim të skedarëve

Jan 23 2012
0 Shpërndarje
Filesonic.com ndal funksionin për shkëmbim të skedarëve

Së paku një prej tyre, filesonic.com, është duke ndëmarrë hapat e duhur për të distancuar vetën nga ajo vëmendje negative prej vënies në vepër të ligjit. Përmes një baneri të vendosur në faqen e saj ajo ka njoftuar se do të ndal funksionimin për shkëmbim të skedarëve. “Të gjitha funksionalitetet e shkëmbimit në FIleSonic tani janë fikur. Shërbimi ynë mund të shfrytëzohet vetëm për të ngarkuar dhe tërhequr skedarë që ju keni ngarkuar personalisht”. 

FileSonic, që është me bazë në Hong Kong dhe Britani të Madhe, ofron mundësi magazinimi online pa pagesë dhe me pagesë. Opsioni pa pagesë jus jellë 10GB hapësirë për 30 ditë mundësi të ruajtjes së një skedari me madhësi maksimale prej 1GB. Plani Pro, që kushton 9 dollarë për 30 ditë, ofron magazinim të pakufizuar dhe me shpejtësi të avancuara të shkarkimit dhe ngarkimit, si dhe me madhësi maksimale të skedarëve prej 5GB. 

Por sa për informacion, FileSonic nuk vendosi të veprojë sipas ligjit brenda natës. Vitin e kaluar ata kanë vënë në funksion vCloud9 për të hetuar skedarë që shkelin të drejtat autoriale dhe që janë ngarkuar duke përdorur shërbimin, dhe gjithashtu janë bashkuar Internet Watch Foundation (IWF), një grup që punon për të sfiduar përmbajtje të ndaluar online, siç është pornografia e fëmijëve. /pcworldalbanian

Lajmet e fundit>