Lajmet

FileTorrent lançon shërbimin e sinkronizimit të dokumenteve

Apr 24 2013
0 Shpërndarje
FileTorrent lançon shërbimin e sinkronizimit të dokumenteve

BitTorrent Sync është një aplikacion i shërbimit peer-to-peer dhe sinkronizon dokumentet midis kompjuterëve.

I prezantuar në janar, aplikacioni erdhi të martën jo më si beta, por si aplikacion i plotë me të gjithë funksionet.

BitTorrent Sync është një aplikacion që ekzekutohet në Windows, OS X apo Linux. Në momentin që e keni instaluar në dy apo më shumë pajsije ju mund të zgjidhni dokumentet tuaja që doni të sinkronizoni dhe sigurojini me një kod tuajin sekret.

Gjithashtu shkruajeni këtë kod në makinat e tjera dhe kaq ishte. Sinkronizimi i dokumenteve është tepër i shpejtë, në momentin që e keni instaluar aplikacionin, një dokument prej 529 megabyte mund të kopjohet në rreth 4 minuta.

Madje nëse pajisjetg janë të gjitha në të njëjtin rrjet, procesi edhe mund të zvogëlohet.

Me lançimin e shërbimit, BitTorrent po shton mundësinë e sinkronizimit vetëm nga njëra anë. Pra nëse nuk do që pjesëmarrësit të punojnë mbi dokumentet, atëherë ndryshimet do të bëhen vetëm nga një. Përdoruesit gjithashtu mund të gjenerojnë kode me afat 24 orë.

BitTorrent Sync deri tani nuk ka aplikacion për mobil dhe është e qartë që mohon natyrën e qasjeve nga kudo. Por ekzistojnë disa arsye përse mund të bëhet tërheqëse: e para dokumentet ruhen lokalisht, pra janë më të sigurt dhe privatë.

Gjithashtu nuk ka limit për ruajtjen. Edhe më kryesorja sinkronizimi është tepër i shpejtë fal sistemit peer-to-peer. (PCWorld Albanian)

FileTorrent

Tags >

torrent
Lajmet e fundit>