Vëzhgim

Filloi beteja për dhomën e ndenjes dixhitale

Jan 3 2009
0 Shpërndarje
Filloi beteja për dhomën e ndenjes dixhitale

Kostoja, përmbajtja
Mund të bëni pothuajse çdo gjë që lidhet me argëtimin dixhital me një PS3, por nuk mund të bëni gjithçka. Lidheni një PS3 në rrjetin tuaj dhe nga ai mund të dëgjoni muzikë, të shikoni video dhe foto të ruajtura në kompjuter. Mund të navigoni në internet, të shikoni YouTube dhe të hyni në Twitter pa lëvizur nga krevati. Mund të fusni një Blu-ray Disck apo një DVD për të parë edhe fi lma. Mund të shkarkoni më shumë se 300 fi lma dhe shfaqje televizive përmes Sony PlayStation Store. Sony zakonisht bën punë të shkëlqyer në harduerë, por këtë nuk mund ta themi për përmbajtjen dhe çmimin. Doni të shihni filmin 10,000 BC, në formatin e shkëlqyer 1080p HD? Do t’ju kushtojë 6$ për ta marrë me qira për 14 ditë. Pasi të fi lloni ta shihni, fi lmi fshihet vetvetiu brenda 24 orësh. Edhe fi lmat jo aq të popullarizuar si Soul Plane (ku luajnë Tom Arnold dhe Snoop Dogg) kushtojnë 4$ në qoftë se merren me qira në HD, 3$ në formatin standard dhe 10$ për ta blerë. Kur provova ta shoh filmin pasi e shkarkova, nuk punonte as në me internetin 3-megabit-për-sekond të Roadruner. Shfletimi në internet është i rrëmujshëm dhe i ngadalshëm kur përdoret shfletuesi i PS3. Madje nuk munda as të identifi kohem në llogarinë time të Twitter. Por PS3 mban epërsinë ndaj Xbox 360. Edhe pse Xbox punon gjithashtu si një mediacenter (duke marrë audio dhe video nga Media Center PC
në rrjet), ai nuk mund të gjente videot e ruajtura në kompjuterin tim. Nuk ka HD disc player (Microsoft ka ndërprerë mundësinë për HD DVD të jashtëm), nuk ka shfletues, nuk ka YouTube dhe nuk ka Twitter. Sidoqoftë, libraria e shkarkimit të Microsoft është më e madhe se e Sony. Nga kjo vjeshtë pronarët e një Xbox do të kenë mundësinë të shikojnë filma nga shërbimi Watch Instantly i NetFlix. Por në vend që të paguani për filmin që
shikoni, duhet të blini “Microsoft points”, 6.25$ për 500 pikë. Po të merrni me qira versionin 720p HD të National Treasure 2, do t’ju kushtojë 480 pikë. Për më keq, përdorimi i Xbox do të thotë kalim nëpër meny hierarkike të pafundme dhe luftë me ofertat reklamuese. Jo, nuk dua të shpenzoj 4 deri në 8$ në muaj për anëtarësimin në Gold Xbox Live, faleminderit shumë!

Kompjuterët jashtë mode
Sigurisht, dikur kompjuteri ishte dominues në dhomën dixhitale të ndenjes. “Tani, mund ta themi me siguri që ka dalë jashtë mode,” thotë Ross Rubin, drejtor i analizave industriale të The NPD Group. PC-të janë shumë të zhurmshëm, të vështirë për t’i përdorur dhe nuk kanë çmime konkurruese me platformat që ofrojnë shumë nga tiparet e njëjta. Personalisht, TiVo im në rrjet bën shumicën e punëve që dua (mund të përdoret edhe si shfletues). Preferenca ime, sidoqoftë, mund të ketë lidhje me ndryshimet e gjeneratave. Djali im 12-vjeçar do të të mbyste për një Xbox në dhomën e ndenjes, por duhet të mundohet edhe ca para se kjo të ndodhë.

 

Lajmet e fundit>