Lajmet

Filloi Konferenca mbi Softuerin e lirë dhe të Hapur

Aug 29 2009
0 Shpërndarje
Filloi Konferenca mbi Softuerin e lirë dhe të Hapur

Me një pjesëmarrje mjaft të madhe të vizitorëve, sot në ora 9:00 filoi konferenca vjetore mbi softuerin e lirë dhe të hapur. Gjatë hapjes solemne në ambinetet e Fakultetit Teknik, të pranishmëve ju drejtuan përfaqësuesit e FLOSSK-s, zëvendësministri i Ministrisë së Energjisë dhe Minierave Blerim Rexha, dekanja e Fakultetit të Inxhinierisë Elektrike dhe Kompjuterike Prof. Asc. Myzafere Limani, Lule Ahmedi profesoresh në FIEK, si dhe themeluesi i FLOSSK-s, James Michael DuPont.

Në amfiteatrin e stërmbushur me vizitorë nga anembanë bota, dekanja e FIEK-ut (Fakulteti i Inxhinjerisë Elektrike dhe Kompjuterike) u uroi mirëseardhje të pranishmëve dhe shprehu kënaqësinë e saj në lidhje me bashkëpunimin e mbajtjes së konferencës. Zv.ministri Rexha, që gjithashtu mori fjalën, tregoi për punën e qeverisë së Kosovës në lidhje me formimin e e-qeverisjes, në të cilën në vazhdimësi është duke u punuar dhe përmes së cilës do të lehtësohet qasja në dokumente të ndryshme si dhe punësimi në sektorët përkatës qeveritar. Në anën tjetër, James Michael DuPont, që ishte mjaft i emocionuar në fjalimin e tij u shprehu mirësardhje vizitorëve dhe tregoi mbi përparësitë e të qenit i lirë në shfrytëzimin e softuerit me kod të hapur.

Pas kësaj në agjendën ditore që filloi prej orës 9:00 dhe e cila do të zgjasë deri në orën 17:45, vizitorëve u ofrua rasti që të përcjellin ligjiratat gjegjëse në lidhje me temat e ndryshme që në një mënyrë lidhen me përdorimin e softuerit të lirë dhe të hapur. Në orën 11:00 filluan ligjerimet për temat mbi implementimin e softuerit të lirë në qeveri, ku eksperiencën për këtë gjë e prezantoi përfaqësuesja nga Maqedonia nga perspektiva e komunitetit, Misa Popovikoj. Me këtë rast u tregua sesi Qeveria Maqedone ka implementuar nëpër kompjuterët e shkollave sistemin operativ Ubuntu dhe sesi janë sjellë përdoruesit me këtë gjë të re për ta.
Në një sallë tjetër po ashtu në të njëjtën koihë, James Michael DuPont ligjeroi për të drejtat autoriale dhe për gjërat që duhet të dini në epokën digjitale. Ai përmendi përparësit e të qenit përdorues i Softuerit të Lirë, me ç’rast ju nuk jeni përdorues i një softuer pirat që e shkarkoni prej internetit por ju thjeshtë përdorni diçka që mund të shkarkohet pa pagesë nga interneti dhe mund të përdoret, pa pasur nevojë të mendoheni nëse do të shkelni ligjin apo jo. James u ndal edhe në disa pika të kushtetutës ku edhe u citua neni mbi shkeljen e të drejtave autoriale, që është një fenomen i përditshëm në Kosovë, duke thënë se në çfarëdo momenti qeveria do të jetë në gjendje të ndryshojë këtë ligj dhe të ndërmarrë masa të rrepta për shkelësit e ligjit. “Në rast se përdorni softuer pirat dhe me vetëdëshir e kopjoni atë dhe e shpërndani tek miqt pa ju interesuar fare për ligjin, atëherë mos u quditni nëse një ditë do të trokit policia te dera dhe do të ju konfiskojë kompjuterin dhe do të ju fusë ju në burg” u shpreh DuPont.

Një prej pikave kyqe të ditës së sotme ishte edhe ligjerimi nga Giuseppe Maxia, Comunity Menager MySQL, që si temë kishte lirinë përtej produkteve me pagesë. Guiseppe Maxia, ishte i pranishëm qysh në vitin 1998 në Kosovë si shef i IT-s në OSBE deri sa misioni është dashur të evakuohet me rastin e eskalimit të dhunës në Kosovë. Pas përfundimit të luftës ai së bashku me OSBE-n u kthyen në Kosovë dhe filluan me implementimin e punës së tyre në ndihmë të zhvillimit të shtetit të ri. Z. Maxia, tregoi problemet e kësaj kompanie në lidhje me vendosjen një data baze të qëndrueshme, e cila në fillim ishte shumë e ngadalt dhe nuk mund të lidhej me qendrat tjera regjionale nëpër Kosovë. Ajo thjeshtë shërbente vetëm për komunikim me qendrën në Vienë. “Më vonë kërkuam që të shtojmë disa veçori dhe të përshpejtojmë data bazën, gjë që u miratua nga Viena, por të hollat duhej t’i suiguronim vetë dhe nuk arritëm të lëvizim ndonjë hap para. Më pas ne filluam përdorimin e softuerit të lirë dhe vendosëm një bazë të qëndrueshme dhe shumë më të shpejtë përmes MySQL, duke kursyer kështu shumë të holla dhe kohë” u shpreh Guisepee Maxia. Ai tregoi sesi mund të lehtësohen shumë punë në bizens përmes përdorimit të këtij lloji të softuerit, duke mos qenë i kufizuar vetëm në përdorimin e produkteve të gatshme nga kompanitë si Microsoft, të cilat ju servojnë vetëm atë që dëshirojnë. “Softueri i lirë është vërtetë i lirë dhe përmes tij ju tejkaloni barrierat e kufizimit. Këtu bëhet fjalë për personalizim të produtkeve dhe jo shfrytëzim të produkteve të gatshme që shpesh nuk ju ofrojnë atë që kërkoni”.

Gjatë ditës do të vazhdohet edhe me konferenca tjera në të cilat do të shtjellohen tema të ndryshme nga përfaqësues të shumtë të kategorive të ndryshme të ndërlidhura me sofuterin e lirë. Ndër të tjera do të mund të përcillni edhe tema si implementimi i Ubuntu dhe FLOSS në shkollat publike të Shqipërisë, zhvillimi i kodit të hapur, shoqëria civile media dhe ICT, zhvillimi i modeleve të hapura, krijimi i komuniteteve lokale, etj.

Konferenca do të vazhdojë edhe gjatë ditës së diel me të njëjtën orar prej orës 9:00 deri në 17:45, ku do të ofrohen edhe disa pika tjera interesante për vizitorët që do të kenë rastin të jenë të pranishëm në konferencë. Vlenë të theksohet se do të mund të ndiçni konferenca si: Kodi i Hapur në Qeveri nga Flavia Marzano (BE, Itali), ueb dizajn dhe zhvillim me kod të hapur, Implementimi i shtojcave në Mozilla Firefox, etj.

Lajmet e fundit>