Harduer

Fillojnë dërgesat e para të HP Slate 500

Dec 2 2010
0 Shpërndarje
Fillojnë dërgesat e para të HP Slate 500

Imazhet e para janë paraqitur tek forumi i tabletpcreview.com, në të cilin janë detajizuar edhe disa veçori të asaj që sjellë ky tablet për entuziastët. Pajisja përshkruhet si pajisje solide, pastaj Internet Explorer 8 thuhet se funksionon shkëlqyer, njohja e shkrimit të dorës është gjithashtu funksionale, dhe në anën tjetër shpejtësia e pajisjes është e jashtëzakonshme.

Sa i përket detajeve tjera, ato mbetet të jenë edhe më zyrtare në të ardhmen e afërt, por sipas të gjitha gjasave nuk duket se bëhet fjalë për një konkurrentë të denjë ndaj tabletit të Apple, iPad sepse kritikat e para veçse kanë filluar të paraqiten dhe ato nuk shfaqin ndonjë lloj lëvdate të madhe për pajisjen e HP-së. /pcworld.al

Lajmet e fundit>