Harduer

Fillojnë këtë vit testimet për makinat e para pa shoferë në Mbretërinë e Bashkuar

Jul 19 2013
0 Shpërndarje
Fillojnë këtë vit testimet për makinat e para pa shoferë në Mbretërinë e Bashkuar

Makinat që do të ecin pa pasur nevojën e një shoferi do të testohen në rrugët e Mbretërisë së Bashkuar para përfundimit të këtij viti, edhe pse gjatë provave shoferët do të jenë prezentë në makina. Këtë lajm e ka konfirmuar Departamenti i Transportit.

Kërkuesit e Universitetit të Oksfordit po punojnë me Nissan për të ndërtuar makina gjysëm-autonome, në të cilat shoferi do të jetë i pranishëm por pavarësisht kësaj, makina do të ecë vetë, në mënyrë të pavarur, duke përdorur njohuri të marra mbi mjedisin ku po ecën, shkruhet në raportin e publikuar gjatë kësaj jave.

Në fund të vitit priten të testohen makinat e para në rrugë, shtohet në raport. Edhe pse interesi i prodhuesve të makinave mbeten padyshim makinat që janë totalisht të pavarura nga shoferi, kjo do të vijë me kalimin e kohës dhe varet përgjithësisht nga sigurimi i jetës në publik si dhe plotësimi apo rifreskimi i ligjit në mënyrë që ky i fundit të pasqyrojë teknologjinë.

Tregu global

Google dhe kompani të tjera kanë filluar testimin e makinave që “ngasin veten”. Disa shtete amerikane si Nevada, Kalifornia dhe Florida e kanë lejuar testimin e makinave autonome. Megjithatë, kjo teknologji është ende në fillimet e saj dhe nuk ka arritur ende stadin për t’u përdorur gjerësisht nga publiku.

Shoferi i licencuar duhet “të jetë i disponueshëm në çdo kohë për të marrë në kontroll makinën në raste kur teknologjia automatike nuk do të jetë e aftë të kontrollojë siç duhet makinën,” shkruhet në një raport të publikuar nga Departamenti Amerikan i Transportit .

Ndërkohë, në raportin e publikuar nga Mbretëria e Bashkuar shkruhet se tashmë ka dalë në pah një “mundësi fantastike” për të implementuar teknologjitë e fundit. Rritja e makinave gjysëm-autonome dhe plotësisht autonome do të ndryshojë mënyrën se si ne udhëtojmë. (PCWorld Albanian)

google driverless

Lajmet e fundit>