Harduer

Fillojnë porositë e iPhone 8, iPhone 8 Plus dhe Apple Watch 3

Sep 15 2017
0 Shpërndarje
Telefonët vinë me teknologjinë e ngarkimit wireless, procesorin A11 bionic, kamerat të përmirësuara, xham të pasëm ndërsa në tërësi pamje është ajo e iPhone 7. Fillojnë porositë e iPhone 8, iPhone 8 Plus dhe Apple Watch 3 Photo Source: Apple

Apple filloi ditën e sotme të pranonte porosi për produktet e saj të cilat prezantoi në aktivitetin e 12 Shtatorit me përjashtim të iPhone X.

Për këtë të fundit konsumatorët duhet të presin Tetorin. Megjithatë nga dita e Premte, porositë për iPhone 8, 8 Plus, Apple Watch 3 dhe Apple TV 4K kanë filluar.

Sa i takon iPhone 8-ës, uebsajti i Apple thotë se dërgesat fillojnë më 22 Shtator, pikërisht ditën kur duhet të jenë prezentë në dyqanet fizike të kompanisë në mbarë botën.

Disa modele, kryesisht të zhbllokuara nuk do të dërgohen deri më 29 Shtator.

Për t’ju rikujtuar, një iPhone 8 kushton 699 dollar për modelin 64GB dhe 849 dollar për modelin 256GB. iPhone 8 Plus kushton 799 dollar për modelin 64GB dhe 949 për modelin 256GB.

Telefonët vinë me teknologjinë e ngarkimit wireless, procesorin A11 bionic, kamerat të përmirësuara, xham të pasëm ndërsa në tërësi pamje është ajo e iPhone 7.

Apple Watch 3 sjell LTE dhe fillon nga 329 dollar për modelin Wi-Fi dhe 399 dollar për modelin me valë celulare.

Së fundi, iPhone X del në shitje më 3 Nëntor ndërsa porositë fillojnë më 27 Tetor. /PCWorld Albanian

Lajmet e fundit>