Lajmet

Fillojnë postimet e para në Instagram, Twitter nga Korea e Veriut

Mar 1 2013
0 Shpërndarje
Fillojnë postimet e para në Instagram, Twitter nga Korea e Veriut

Gjatë kësaj jave, turistët që vizitonin Korenë e Veriut, kishin mundësi të aksesonin internetin direkt nga smartfonët e tyre, duke përdorur rrjetin 3G Koryolink.

Një nga gazetaret e Associated Press ka postuar gjatë gjithë javës në Twitter nga qyteti Pyongyang. Cicërima e saj “Hello world from comms center in #Pyongyang,” besohet se është e para që vjen nga Korea e Veriut përmes këtij rrjeti, i cili mund të aktivizohet për 75 €.

Që nga momenti i aktivizimit, çmimet për madhësinë e të dhënave variojnë, nga 150 € për 2 GB deri në 400 € për 10 GB. Këto tarifa në fakt nuk duken të shtrenjta në syrin e turistëve, të cilët shpeshherë shpenzojnë mijëra Euro ose Dollarë për turet javore në shtetin komunist.

Rrjeti Koryolink, është ndërtuar në bashkëpunim me Orascom Telecom të Egjiptit. Dhënia e aksesit në internet për vizitorët shënon një ndryshim të rëndësishëm në politikat e Koresë së Veriut, e cila ka vetëm pak ditë që i lejon turistët të hyjnë në vend me celularët e tyre.

Më parë, atyre u kërkohej t’i dorëzonin celularët që në momentin e parë që mbërrinin.

Gjithsesi, vendasit koreno-veriorë vazhdojnë të mos kenë akses në internet. Përjashtime bëjnë vetëm raste të veçanta, kur jepet autorizim nga vetë shteti. (PCWorld Albanian)

twitter instagram korea

Lajmet e fundit>