Harduer

Fillojnë shitjet e OnePlus 5, ja sa do të kushtojë

Jun 27 2017
0 Shpërndarje
Por duke filluar nga dita e sotme të gjithë do të kenë mundësi të blejnë një OnePlus 5 drejtpërdrejtë nga uebsajti i kompanisë, OnePlus.net. Fillojnë shitjet e OnePlus 5, ja sa do të kushtojë

Një prej telefonëve më të shumëpritur të OnePlus është ai i gjeneratës së 5-të. OnePlus 5 është një përditësim modest krahasuar me paraardhësin sepse kompania nuk arriti të bënte bujë me risitë e tij.

Kombinimi mes kostos së ulët dhe dizajnit të shkëlqyer solli shitjen e mbi 1 milion njësive në vitin e parë. Shitjet tu penguan edhe nga sistemi i ftesave që më pas u largua nga OnePlus me gjeneratën e tretë të telefonit.

Por duke filluar nga dita e sotme të gjithë do të kenë mundësi të blejnë një OnePlus 5 drejtpërdrejtë nga uebsajti i kompanisë, OnePlus.net.

OnePlus 5 do të kushtojë 480 dollar në Shtetet e Bashkuar për modelin me 6GB RAM dhe 64GB memorje të brendshme dhe 540 dollar për modelin me 8GB RAM dhe 128GB memorje të brendshme.

Sakaq në Evropë modelin 6GB RAM/64GB memorje do të kushtojë 500 Euro ndërsa 8GB RAM/128GB memorje plot 560 Euro. Jo edhe aq buxhetor sa reklamohet apo jo? /PCWorld Albanian

Lajmet e fundit>