Lajmet

Fillojnë shitjet promocionale në Steam, serverat dalin jashtë funksioni

Dec 23 2016
0 Shpërndarje
Fillojnë shitjet promocionale në Steam, serverat dalin jashtë funksioni

steam1-930x523Ka filluar sezioni i shumëpritur i shitjeve në platformën e lojërave Steam, por festa u prish nga serverat.

Portali i Valve po përballet me probleme ndërsa adhuruesit e lojërave kanë pushtuar dyqanin në përpjekje për të përfituar ofertat më të mira. Por të tilla ndërprerje janë të njohura për shërbimin sidomos gjatë sezonit të festave.

Me miliona përdorues të rinj që i bashkohen Steam çdo vit, orët e para të këtyre shitjeve promocionale janë edhe më të vështirat për Valve dhe konsumatorët.

Problemi është i prekshëm në momentin e kryerjes së pagesës ku shumë njerëz nuk kanë mundur të vijojnë më tej në orët e fundit.

Shitjet promocionale do të vijojnë nga dita e sotme deri më 2 Janar, prandaj mos nxitoni se mundësitë janë të shumta.

Për momentin ju sugjerojmë të luani ato lojëra që i keni blerë gjatë vitit deri në rregullimin e problemit. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>