Harduer

Fillojnë thashethemet e para për një iPad Nano

Apr 9 2010
0 Shpërndarje
Fillojnë thashethemet e para për një iPad Nano

Apple iPad nuk ka kaluar as një javë qysh prej se ka dalë në treg, dhe gjersa pritet që një version më i shpejtë të paraqitet gjatë të ardhmes, tani duket se kanë filluar thashethemet për një version më të vogël që pritet të paraqitet në vitin 2011.

Web faqja DigiTimes ka raportuar se një version 5 deri në 7 inç i iPad Nano mund të paraqitet qysh në çerekun e parë të vitit 2011. Artikulli gjithashtu ka sugjeruar edhe një çmim të mundshëm të tregu prej 400 dollarë. Pajisja sipas të gjitha gjasave pritet të ketë si synim tregun e medias digjitale.

Por mos u habitni me këtë lajm. Thashetheme rreth një iPhone Nano kanë qenë në qarkullim qysh prej vitit 2007 (dhe vazhdojnë të jenë ende të pranishme) dhe analistët kanë shkuar aq larg sa që kanë sugjeruar edhe specifikat teknike, datat e paraqitjes dhe çmimin.

Raportet e kësaj jave sugjerojnë se figurat e shitjeve të iPad i janë afruar 600.000 njësive të shitura, pasi në ditën e parë është arritur që të shiten mbi 300.000 iPad. Nëse raporti për një iPad Nano vërtetohet të jetë i saktë, atëherë kjo vetëm mund të nënkuptojë telashe për Slate të HP-së, si dhe për konkurrent tjerë të tregut të kompjuterëve tablet.

Lajmet e fundit>