Harduer

Fillojnë thashethemet mbi iPhone 6

Nov 5 2012
0 Shpërndarje
Fillojnë thashethemet mbi iPhone 6

Edhe pse Apple sapo ka filluar të shesë modelin më të fundit, iPhone 5, kjo nuk e ka penguar qarkullimin e spekulimeve të fundit në internet mbi datën e lançimit të iPhone 6.

Të gjithë njerëzit flasin për mungesën e inovacionit dhe se Apple-t i duhen risi që t’iu bëjnë përshtypje konsumatorëve. Është koha që Apple ‘të mendojë ndryshe’.

Edhe Valdez nga Technorati parashikon se iPhone 6 do të prezantohet në qershor 2013. Ky parashikim është frymëzuar nga lançimi i iPad 4, i cili u hodh në treg vetëm 8 muaj nga paraardhësi i tij. Ai jep disa arsye mbi bazën e këtij parashikimi.

Një është ‘faktori WOW’, pra fakti që Apple-t i duhet diçka që njerëzit të mbeten me gojë hapur. Me një fjalë, mjaft u përmirësuan softueri, procesori, rezolucioni, madhësia e ekranit apo zvogëlimi i portës së karikimit. Kompania duhet të bëjë diçka të madhe!

Faktorë të tjerë përfshijnë strategjinë e Apple, sipas së cilës ‘ata duan të udhëheqin, jo të ndjekin të tjetrët’. Apple duhet të konkurrojë fort me Samsung-un dhe ta mposhtë atë.

Sipas rezultateve, shitjet e iPhone arrijnë kulmin në tre ose katër muajt e parë. Më pas, shitjet fillojnë të bien dalëngadalë, ndërsa në tremujorin e katërt pas lançimit, njerëzit stepen për blerjen e iPhone-t ekzistues, pasi presin daljen në treg të modelit të ri.

Jetëgjatësia mesatare e një iPhone llogaritet rreth 14 muaj. Prandaj, Apple duhet ta zvogëlojë këtë indeks në mënyrë që të përmirësojë tkurrjen e të ardhurave dhe fitimit disa kohë pas lançimit të iPhone-t të fundit.

Ndoshta këta faktorë mund të mos jenë shumë të bindshëm por arsyeja për të cilën bien dakort të gjithë është fakti se iPhone i ri duhet të sjellë risi që nuk janë parë deri tani në tregun e smartfonëve. (PCWorld Albanian)

Tags >

iphone
Lajmet e fundit>