Harduer

Fillon më në fund instalimi i rrjetit “Google Fiber”

Nov 17 2012
0 Shpërndarje
Fillon më në fund instalimi i rrjetit “Google Fiber”

Disa muaj pas ndërtimit të infrastrukurës së re, Google ka shpallur zyrtarisht se kanë filluar lidhjet e para me rrjetin super të shpejtë Google Fiber në shtëpitë në Kansas.

Qyteti i parë që mori këtë shërbim ishte Hanover Heights, Kansas, u shpreh kompania në postimin në blog.

Për të mundësuar lidhjen me Google Fiber në qytet, ata instaluan kabllo me fibra optikë në atë zonë dhe filluan të lidhnin përdoruesit në rrjet. “Ka dy faza për t’u lidhur”,- shkruante Google në postimin në blog.

“Së pari, ne vendosim fibrat tuaja nga rruga në cepin e shtëpisë; këtë gjë e kemi bërë tashmë në disa shtëpi në Hanover Heights. Më pas, kontaktojmë me ju për të skeduluar fazën e dytë, instalimin e brendshëm në shtëpi.

Në videon e bashkangjitur ju shpjegojmë më saktësisht procesin.” Për t’u lidhur, Google instalon fibrat në shtëpi përmes një fiber jack, e cila konverton sinjalin optik në të dhëna që kuptohen nga kompjuteri.

Më pas lidhet online kur futet në prizë kutia e rrjetit (një router) për të mundësuar shpejtësi të madhe në Wi-Fi.

Abonuesit e TV përfitojnë edhe një Google DVR dhe një Google Fiber TX për çdo televizor të lidhur. (PCWorld Albanian)

Tags >

Google
Lajmet e fundit>