Lajmet

Fillon punën portali online i Prishtinës

Mar 7 2013
0 Shpërndarje
Fillon punën portali online i Prishtinës

prishtina1Prej muajit shkurt ka filluar zyrtarisht punën portali i kryeqytetit të Kosovës, www.prishtina.com.

Në të ofrohet përmbajtje e pasur dhe e larmishme mbi tema të nevojshme për banorët dhe vizitorët e qytetit.

Portali ofron informacione mbi kryeqytetin dhe më gjerë. Në të mund të gjenden lajmet më të reja ditore nga politika, sporti, show bizi, argëtimi, bota, teknologjia etj.

Një seksion me rëndësi të veçantë është ai të dhënave mbi shërbime të ndryshme që janë të disponueshme në kryeqytet, si numrat dhe adresat e përfaqësive diplomatike të vendosura në Prishtinë, itineraret e stacioneve të autobusëve për të gjitha linjat që nisen nga stacioni i autobusëve të Prishtinës brenda dhe jashtë vendit, nisjet dhe mbërritjet e avionëve në kohë reale, përshkrimi i linjave të trafikut urban etj.

Portali ofron gjithashtu informacione të vlefshme dhe të përditësuara lidhur me jetën kulturore në kryeqytet si shfaqjet teatrale, ekspozitat dhe filmat e shfaqur në kinematë e tij.

PrishtinaNuk mungon as “forumi i prishtinalive” që tenton të bëhet një vend nxitësh bisedash dhe diskutimesh për gjithçka që i përket metropolit të Kosovës.

Lista e kafeterive, pub-ve, supermarketeve, hoteleve, bankave, qendrave tregtare etj, plotësojnë prezantimin dhe paraqitjen e biznesve të kryeqytetit. Në faqe gjendet njëkohësisht edhe harta e Prishtinës si dhe këndi me lojëra të ndryshme për çlodhje. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>