Biznes

Fillon shitja e Google Glass në SHBA

May 14 2014
0 Shpërndarje
Fillon shitja e Google Glass në SHBA

1400035828000-AP-GOOGLE-GLASSES-NONPROFITS-63745792Google gjatë ditës së martë ka filluar shitjen e syzeve Google Glass për çdokënd në SHBA, me një çmim prej 1,500 dollarë. Ende nuk ka ndonjë model të vërtetë për konsumatorë të syzeve të lidhura me uebin, por Google tha që ka vendosur ta hapë programin e vet testues “Explorer” për sa kohë që ka numër të mjaftueshëm, teksa vazhdon të përmirësojë harduerin dhe softuerin.

Muajin e kaluar, kompania bëri prova me një shitje për një periudhë të shkurtër të Glass, që siç duket, rezultoi me shitje të shpejta. Programi Explorer ishte paraqitur në vitin 2012 si mënyrë për të sjell pajisjen unike në duart e përdoruesve. Tani duke qenë në shitje mund të ofrohet një mundësi për të rritur afërsinë me blerësit “përpara lëshimit tonë të gjerë për konsumatorë,” tha kompania në një postim në rrjetin e vet social Google+. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>