Softuer

Fillon testimi mbyllur i Diablo III

Sep 20 2011
0 Shpërndarje
Fillon testimi mbyllur i Diablo III

Duke ruajtur formën tradicionale që ka Blizzard Entertainment për të shpalosur pak detaje rreth datës së paraqitjes në treg, Diablo III do të jetë në treg atëherë kur të vendos vet zhvilluesi se është gati. Megjithatë studio është duke bërë përparim në këtë drejtim, dhe gjatë ditës së sotme ka bërë të ditur lansimin e testimit të mbyllur të Diablo III.

Ata që janë fatlum do të marrin një ftes për të fituar qasje në kapitullin e parë të lojës dhe në pesë klasa të heronjve. Lojtarët do të marrin avatarin e tyre në luftë kundër “Skeleton King” dhe forcave të tija, qoftë vet apo me ndihmën e të tjerëve. Testimi beta gjithashtu do të përfshijë karaktere kyçe nga loja, dhe disa detaje në lidhje me zhvillimin e karaktereve, përkatësisht formësimin e aftësive dhe specialiteteve të tyre. 

Beta do të ofrohet vetëm në Anglisht, por versioni final i Diablo III do të lansohet në disa gjuhë. Se për cilat gjuhë bëhet fjalë saktësisht do të dihet më vonë. Lojtarët mund të abonohen për të marrë një ftesë potenciale në faqen e Blizzard, Battle.net. vala e parë e ftesave është dërguar qysh sot, por Blizzard ka thënë se do të zgjerohet numri i ftesave dhe numri i testueve në të ardhmen.

Diablo III është titulli i parë i kësaj serie qysh prej debutimit të Diablo II: Lord of Destruction në vitin 2001, dhe si i tilëë do të shtojë veçori të reja, klasa karakteresh dhe një sistem të ri veprimesh të dizajnuar në një mënyrë të re që do t’i mundësojë kompanisë të nxjerrë përfitime nga loja. /pcworldalbanian

Lajmet e fundit>