Biznes

Filloni me një server për biznes të vogël

Nov 23 2009
0 Shpërndarje
Filloni me një server për biznes të vogël

Si fillim, përfitimi kryesor do të jetë përdorimi i këtij sistemi si qendër e hapësirës dhe shtimi i opsioneve për backup. Ndërkohë që kompania juaj rritet, ju mund ta përdorni serverin për ta testuar web faqet tuaja, të vendosni shërbime intraneti dhe të bëheni prezentë në internet.

 

 

Zgjedhja e serverit
Serverët më të lirë kanë pak kërkesa harduerike: Një PC me procesor Pentium Pro mund të përballojë serverin Ubuntu Linux. Windows Small Business Server 2008 është një hap përpara, të cilin mund ta përdorni në një PC që nuk jeni duke e përdorur, ose mund të blini një server të ri me atë softuer të instaluar.

Small Business Server 2008 është ideal për një staf me 24 ose më pak persona. Me 25 ose më shumë punëtorë, më shumë do të preferoni Windows Essential Business Server 2008. Prodhuesit e harduerit dhe softuerit për sisteme serverësh zakonisht ju ndihmojnë t’i rregulloni ato, por me siguri do t’ju duhet një konsultim nga ndonjë IT profesionist për ta mbajtur në funksion atë server.


Windows Home Server është i dedikuar për të shpërndarë material multimedial dhe për bërjen më të lehtë të kopjeve rezervë, por mundësitë e kufizuara nuk ju lejojnë shumë hapësirë që të zhvilloheni. Mac OS X Server kryen shumë detyra rrjeti dhe administrimi për kompani me disa platforma, veçanërisht nëse punët tuaja bazohen në Mac; dizajni i lëmuar i Apple ju përcjell pothuajse në të gjitha shërbimet. Për kompani të cilat përdorin më shumë PC, serveri me Windows ofron më shumë automatizim dhe rregullim për klientët e Windows-it.

 

Server i bazuar në Ubuntu Linux

Nëse ju pëlqen të përdorni rrjetin, bëhuni gati për një server të thjeshtë që përdor Ubuntu Linux. Ky sistem operativ falas vjen në versionin për server dhe desktop, ku secila prej tyre mund të punojë me aplikacione të njëjta. Versioni për server është i parakonfiguruar me vegla rrjetesh, duke përfshirë Samba për shpërndarje skedarësh dhe OpenSSH, ndërkohë që kerneli i tij është i optimizuar t’u përgjigjet detyrave të serverit. Fillestarëve mundet t’ju duket pak e koklavitur ndërfaqja, por aktivizimi i ndërfaqes grafike në Ubuntu është i lehtë.

Shkarkoni softuerin falas Ubuntu, kopjojeni në CD dhe filloni instalimin. Para se të filloni, duhet të dini disa informacione bazike të rrjeteve – koncepti rreth adresave manuale IP, router-ëve dhe lejeve për shpërndarjen e skedarëve si dhe informacione të tjera bazike për harduerin. Duhet të jeni në gjendje të kuptoni Ubuntu-n dhe të konfiguroni PC-në tuaj. Nëse nuk ju pëlqen kjo metodë, do të ishte më mirë të blini një server të instaluar me përkrahje teknike, që zakonisht vjen bashkë me të.


Ashtu si edhe serverët e tjerë, Ubuntu ju jep kontroll të plotë mbi serverin. Gjithashtu ju ofrohet një nivel i thellë i ndryshimeve, duke përfshirë librarinë e aplikacioneve të Linux. Për dallim nga kjo, Windows Small Business Server nuk mund të kryejë shumë funksione pa ndihmën e shtesave të veçanta. Këto shtesa duhet të përmbushin nevojat tuaja të biznesit, por instalimi i tij nuk ka mundësitë e shumta që ofron Linux-i.

 

Windows Small Business Server 2008

Windows Small Business Server 2008 është server për biznese të vogla, të cilat nuk kanë më shumë se 75 punëtorë, por asnjë IT profesionist. Sistemi i serverit jua bën pyetjet në një gjuhë të kuptueshme dhe e rregullon konfigurimin bazuar në përgjigjet tuaja.

Mendojeni serverin për biznese të vogla si një instalim paraprak i Windows Server. Ai përfshin pothuajse të gjitha tiparet e njëjta, por ju menaxhoni pothuajse gjithçka nga një platformë e vetme në vend që të instaloni pako të ndryshme. Procesi i instalimit ishte më i lehtë në krahasim me Ubuntu-n, por prapëseprapë ju duhen disa njohuri bazë rreth rrjetit, që të funksionalizoni gjithë procesin.


Ashtu si produktet e tjera të Microsoft-it, Small Business Server ka disa edicione konfuze. Standard Edition normalisht duhet të mbulojë nevojat e bizneseve të vogla dhe përfshin Exchange Server për kalendar dhe e-mail. Nëse e menaxhoni vetë e-mailin tuaj dhe shërbimet në web, ju rekomandoj të kaloni edhe në hostim; nëse nuk keni staf IT,  do t’ju rekomandoja të paguani ndonjë kompani hostimi. Small Business Server lidhet me regjistrat dhe ju ndihmon të keni bandwidth të dedikuar dhe ekspertizë teknologjike.

Premium Edition përfshin licencën e dytë të Windows Server për instalim në PC tjetër ose në ndonjë makinë virtuale, plus Microsoft SQL Server. Një server SQL mund t’ju ndihmojë të përdorni aplikacione të bazuara në rrjet dhe mund të jenë i dobishëm për zhvillim dhe testim të web faqeve dhe shërbimeve të tjera online. Hosti juaj në internet ofron gjithashtu shërbime SQL.

Small Business Server përcjell strukturën e çmimeve për secilën licencë të sistemeve operative të serverëve. Licenca shtesë për një përdorues kushton 77$ për Standard Edition dhe 189$ për Premium Edition. Kostoja mbulon të gjitha produktet e përfshira në edicionin përkatës. Kini kujdes që të llogaritni edhe kostot shtesë në vendimin tuaj.

 

 

 

 

Lajmet e fundit>