Vëzhgim

Filloni të kërkoni ofertat shumë më shpejt se zakonisht

Jan 7 2009
0 Shpërndarje
Filloni të kërkoni ofertat shumë më shpejt se zakonisht

 

altPo shkruaj këtë artikull në prag të Ditës së Punës (festë), por ka mundësi që ju që po e lexoni ende nuk keni festuar Halluinin. Nëse mendoni se është tepër herët për të filluar pazarin e festave, rimendojeni dhe një herë. Gjëja më e rëndësishme që kam mësuar vitin e kaluar ishte se blerja në një orar të caktuar (në këtë rast, festat e fundvitit), nuk është gjithmonë produktive. Bleva televizorin HD, një Panasonic 42 inç 1080p plasma, gjatë një zbritje në “Ditën e Veteranëve” në Sears.com dhe çmimi u rrit përsëri të nesërmen. Nuk zbriti më asnjëherë deri në fi llim të vitit të ri. Kështu që këshilla ime kryesore e pazarit të festave është se, nëse shikoni një pazar të mirë, mos u mendoni dy herë. Por, natyrisht, nuk do kisha pasur mundësi ta dija nëse çmimi ishte i mirë, nëse nuk do të kisha bërë disa kërkime më herët gjatë atij viti. Pra, këshilla ime e dytë për pazaret e festave është që të filloni me kontrollin e çmimeve që tani, për të qenë më vonë të aftë për të njohur një çmim të mirë kur ta shihni.

Përgatitje për pazarin e festave

Me siguri që nuk keni kohë të merreni çdo ditë me ofertat e pazarit, por këshilla ime numër tre është të arrini në një apo më shumë lista të mira të zbritjesh (shikoni kolonën time në find.pcworld.com/61408) dhe të regjistroheni tani, jo një ditë para Ditës së Falënderimeve (festë në SHBA). Unë u paralajmërova për zbritjet në Sears.com përmes një e-mail nga një faqe e të Premtes së Zezë, Black Friday Ads (bfads.net), në të cilën isha regjistruar para një viti. Faqet e tjera të së Premtes së Zezë me lista dërguese përfshijnë Black [email protected] (blackfriday.gottadeal.com) dhe BlackFridayads.com.
Kontrolloni dhe disa nga faqet e ofertave të diskutuara më herët në kolonën time, në veçanti nëse jeni seriozë mbi gjuetinë e ofertave gjatë gjithë vitit. Nëse nuk jeni, strategjia e së Premtes së Zezë, e postuar gjatë vitit të kaluar në Dealnews.com (find.pcworld.com/61651) dukej mjaft e kuptueshme për mua. Black Friday Ads është i heshtur gjatë shumicës së vitit. Michael Brim, që është përgjegjës për shumicën e përmbajtjes editoriale, thekson se e filloi si maturant i shkollës së mesme në San Jose, Kaliforni (tani është i diplomuar në kolegj), si një vend për të mbledhur informacione të shpërndara përgjatë faqeve të shumta të gjuetisë së ofertave dhe bordeve të mesazheve. Black Friday Ads dhe konkurrentët e saj furnizojnë blerësit e festave, duke marrë reklamat speciale në mënyrë të fshehtë nga shitës madhorë të të Premteve të Zeza, para se ato të botohen, por Brim nuk beson në blerje të bazuara në një orar. “Unë kam parë çmime më të mira në prill”,- shtoi ai.
Kur ai dëshiron diçka specifi ke, ka mësuar të jetë i duruar. “Pres për ardhjen e një oferte të mirë”,- shton më pas. “Pres qoftë edhe gjashtë muaj për të fituar një blerje të mirë”. Ana tjetër e strategjisë së Brim është se kur ai vëren një marrëveshje të mirë, ndalet mbi të edhe pse në atë moment nuk ka ndonjë nevojë të veçantë për atë send. Njëherë ka blerë tre Shuttle PC brenda një muaji për arsye se ishte një marrëveshje aq e mirë, sa që nuk kish mundur t’i linte pa blerë. Në fund, një prej tyre përfundoi si dhuratë. Këshilla këtu është:
Në qoftë se marrësi nuk ka diçka të preferuar, një markë apo model, bëhuni gati të kurseni në zgjedhjen e dhuratave. Kjo nuk do të jetë gjithmonë e mundur. Për shembull, fëmijët zakonisht nuk kënaqen me plotësimin e vonuar të dëshirave. Por sigurisht do të keni shumë opsione të mira për një anëtar të familjes që ka vendosur një laptop në listën e dëshirave të festave. Këtë vit, unë do të jem në ndjekje të një lexuesi të mirë Blu-ray. Por edhe mund të pres gjashtë muaj, nëse kjo është e nevojshme.

Lajmet e fundit>