Analiza

Filmi i realizuar me foto nga Instagram tregon se sa të ngjashëm jemi

Nov 25 2013
0 Shpërndarje
Filmi i realizuar me foto nga Instagram tregon se sa të ngjashëm jemi

film instagramGjatë shfletimit të fotove në Instagram është e vështirë të mos përjetosh ndjesinë e deja vu-së.

Gjithnjë e më tepër vihet re se njerëz të ndryshëm po regjistrojnë në foto të njëjtat gjëra. Në këtë përfundim ka arritur Thomas Jullien, i cili vendosi të krijojë një film të shkurtër ku ka bashkuar plot 852 foto të përdoruesve të ndryshëm të Instagram-it dhe i ka organizuar ato sipas fushës përkatëse.

Thomas është shprehur: “Instagram është një burim masiv ku mund të gjesh çdo foto të mundshme. Unë doja të strukturorja disi këtë kaos.”

Është interesante të shohësh se sa shumë foto identike publikohen. Në qoftë se mendoni se fotoja juaj në Shtëpinë e Operas në Sydney është e veçantë jeni të gabuar pasi në të vërtetë ka dhe shumë përdorues të tjerë që kanë shkrepur po të njëjtin imazh. (PCWorld Albanian)

Tags >

Instagram
Lajmet e fundit>