Lajmet

Filmi më i shkurtër në botë, i bërë me atome nga IBM

May 3 2013
0 Shpërndarje
Filmi më i shkurtër në botë, i bërë me atome nga IBM

atom IBMNjë grup i hulumtuesve në IBM kanë pushuar paksa nga puna e tyre për studim të ngarkesave me të dhëna atomike për të punuar në diçka që është më pak me presion: filmin më të shkurtër në botë, që përbëhet tërësisht nga atomet.

Filmi, i titulluar “Një djalë dhe atomi i tij” është krijuar duke bërë radhitjen e atomeve me një mikroskop shtytës skanimi dhe pastaj duke i kapur pamjet e radhitjeve si fotografi, të zmadhuara për 100 milionëfishin e madhësisë së tyre.

Rezultati përfundimtar ishte një film i shkurtër prej 242 kornizave që paraqet një djalë i cili vallëzon dhe luan me një atom. Përpara se të dilte gjatë 1 majit, IBM në fakt veç e kishte verifikuar që ky është filmi më i shkurtër në botë, i cili pritet të futet në librin e Rekordeve Guinness.

Kjo skuadër e IBM-së e cila qëndron prapa këtij projekti ka përgatitur disa video që tregojnë se si është krijuar ky lloj filmi. Ndonëse është përdorur një teknologji jo e re, ajo në fakt është përdorur në një mënyrë të re, e cila e karakterizon edhe më tej këtë film. (PCWorld Albanian)

Tags >

IBM
Lajmet e fundit>