Lajmet

Filteri me Instagram vjen në Twitter

Nov 4 2012
0 Shpërndarje
Filteri me Instagram vjen në Twitter

Facebook-u ngjalli shumë debate në momentin që vendosi të blejë Instagram, shërbimin për imazhe me filtra të veçantë.

Në kohën që Instagram i kapërceu kufijtë e iOS dhe Android, shumë njerëz filluan të thonë se aplikacioni do të dështojë dhe filluan të ironizoinë blerjen prej 1 miliardë dollar që i bëri Facebook.

Faktikisht Instagram ka vazhduar të fuqizohet nga dita në ditë, dhe me sa duket njerëzit nuk janë lodhur duke shkrepur këto lloj fotosh.

Tani Twitter shikon drejt Facebook-ut me zili, dhe për këtë arsye kompania po planifikon të integrojë aplikacionin në shërbimin e vet.

Twitter ka parë shumë foto që janë shpërndarë në rrjetin e vet me këtë filtër, dhe me sa duket, do të ketë pjesën e vet në këtë mes.

Instagrami do të integrohet gjithashtu në aplikacionet mobil në muajt e ardhshëm.

Një shërbim i ri që me siguri do të shtohet është ngarkimi i videove pa shërbime të palëve të treta si Youtube. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>