Lajmet

Filtrat e Snapchat dhe Instagram nxisin trende të reja në operacionet plastike

Aug 9 2018
0 Shpërndarje
Pacientët tashmë kanë filluar të shohin selfiet për të kërkuar operacionet plastike nga kirurgët. Filtrat e Snapchat dhe Instagram nxisin trende të reja në operacionet plastike

Kirurgët plastikë raportojnë se pacientët po paraqiten pranë tyre me selfies të shkrepura nga filtrat e Snapchat ose të Instagram duke u kërkuar të bëjnë operacione që të dalin si në foto.

Hulumtuesit pranë qendrës mjekësore të Bostonit në një artikull të publikuar në gazetën JAMA Facial Plastic Surgery me titull “Snapchat dhe Dismorfia” ku flasin sesi filtrat e aplikacioneve po nxisin një trend të ri në operacionet plastike.

Snapchat vjen me një mori filtrash të cilat menjëherë implementojnë efekte duke përdorur inteligjencën artificiale. Ato e bëjnë lëkurën më të lëmuar, qerpikët më të gjatë dhe strukturën e kockave më të rregullt.

Pacientët tashmë kanë filluar të shohin selfiet për të kërkuar operacionet plastike nga kirurgët.

Snapchat është një aplikacion me 188 milion përdorues në mbarë botën. /PCWorld Albanian

Lajmet e fundit>