Softuer

Final Fantasy XIII debuton në Japoni

Dec 18 2009
0 Shpërndarje
Final Fantasy XIII debuton në Japoni

Versioni më i fundit i serisë Final Fantasy është paraqitur për shitje në Japoni, me ç’rast krijuesit e versionit të trembëdhjetë të këtij titulli të popullarizuar RPG presin që kjo lojë të bëhet bestseller i lojërave për PS3 në Japoni, deri më sot.

Square Enix, krijuesit e Final Fantasy XIII shpresojnë të nxjerrin në shitje rreth 2 milion kopje, duke e bërë kështu lojën e parë për PS3 që arrin të shes mbi një milion kopje në Japoni. Sipas analizave, shitjet anembanë botës pritet të arrijnë në 5.6 milion kopje.

Loja që nuk do të paraqitet në Evropë deri më 9 mars, ka kërkuar mbi 5 vite punë për tu zbarkuar për herë të parë në platformën PS3.

Final Fantasy është lansuar për herë të parë në vitin 1987 në platformën NES, dhe si e tillë ka arritur të shes mbi 92 milion njësi anembanë botës.

Shpresohet se me lansimin e lojës në Japoni, do t’i ndihmohet rimëkëmbjes së shitjeve të konzolës PS3 që ende qëndron prapa Xbox 360 dhe Nintendo Wii, pavarësisht faktit që kapërfituar një shtytje të fuqishme me arritjen e PS3 Slim.

Gejmerët e flakt japonez janë duke paguar rreth 70 euro për të marr Final Fantasy XIII nga raftet e dyqaneve.

Lajmet e fundit>