Blog

Finalja e Ligës së Kampionëve do të monitorohet nga teknologjia e njohjes së fytyrës

Apr 27 2017
0 Shpërndarje
Fytyrat do të skanohen në stacionin e metrove të Kardifit. Mbi 500,000 fytyra do të skanohen. Policia vendase konfirmoi projektin pilot dhe tha se kjo finale është një mundësi unike për testimin e tij. Finalja e Ligës së Kampionëve do të monitorohet nga teknologjia e njohjes së fytyrës Photo Source: Getty Images

Policia Wellsiane do të përdorë teknologjinë e njohjes së fytyrës në Finalen e 3 Qershorit të Ligës së Kampionëve e cila do të mbahet në Kardif.

Fytyrat do të skanohen në stacionin e metrove të Kardifit. Mbi 500,000 fytyra do të skanohen. Policia vendase konfirmoi projektin pilot dhe tha se kjo finale është një mundësi unike për testimin e tij.

Afro 70,000 spektatorë pritet të hyjnë në stadium dhe 100,000 të tjerë do të vizitojnë qytetin atë ditë. Teknologjia do të përdoret edhe në Stadiumin e Kardifit.

Në 2015-ën Policia lokale e Leicertershire përdori teknologji të ngjashme për të skanuar fytyrat e vizitorëve gjatë një festivali. Natyrisht nuk kanë munguar kritikat ndaj këtij operacioni kryesisht nga grupet e të drejtave të njeriut. /PCWorld Albanian

Lajmet e fundit>