Lajmet

Financial Times: Facebook po zhvillon aplikacionin konkurrent për Snapchat-in

May 19 2014
0 Shpërndarje
Financial Times: Facebook po zhvillon aplikacionin konkurrent për Snapchat-in

mark-zuckerberg-theverge-stock-1_1020.0_standard_640.0Facebook është duke e marrë Snapchat-in shumë seriozisht pas përpjekjes së dështuar për të blerë aplikacionin për dërgim të video porosive dhe mesazheve me fotografi, për 3 miliardë dollarë vitin e kaluar. Sipas një raporti të ri nga Financial Times, Mark Zuckerberg është personalisht duke e mbikëqyrur një përpjekje të brendshme për ta ndërtuar një aplikacion garues “të mesazheve jetëshkurtra”.

Hollësitë janë të pakta për këtë aplikacion, por sikur Snapchat, ai sigurisht do të jetë me mundësi që me pak klikime përdoruesi të jetë në gjendje të shpërndajë video dhe fotografi që do të zhduken pas një shikimi. Nëse thashethemet janë të sakta, ai brenda kompanisë është duke u quajtur “Slingshot” dhe do të mund të lëshohej gjatë këtij muaji.

Natyrisht, Slingshot nuk do të ishte hera e parë që Facebook e kopjon formulën e Snapchat-it. Në vitin 2012, kjo kompani dështoi me aplikacionin e ngjashëm për shpërndarje të videove, Poke. Mark Zuckerberg që atëherë e quajti atë aplikacion “një shaka” dhe është raportuar në masë të madhe që është zhvilluar në vetëm 12 orë.

Më herët gjatë këtij muaj, Facebook kishte bërë ndërprerjen e funksionimit të aplikacionit. Sipas raportit, Slingshot përfaqëson një përpjekje më të përbashkët nga ana e Facebook-ut. Thuhet që ka qenë duke u zhvilluar me muaj të tërë dhe vetë përfshirja nga Zuckerberg, nëse është e saktë, tregon se sa i rëndësishëm është Snapchat për kompaninë Facebook.

Sipas të gjitha gjasave, Slingshot do të jetë një aplikacion i thjeshtë mobil, i ndarë nga aplikacioni kryesor Facebook. Kompania premtoi një numër të aplikacioneve mobile që do të jenë të cilësisë së lartë dhe që do të mund të përdoren me lehtësi gjatë vitit 2014, ku mund të përfshihet edhe një sfidues i Snapchat-it.

Grupi i kompanisë Facebook që e ka për detyrë të merret me përpjekje të tilla, Creative Labs, është me gjasë duke e udhëhequr zhvillimin e Slingshot-it dhe grupi ka një regjistër solid me aplikacionin atraktiv Paper tashmë në emrin e vet. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>