Biznes

Financial Times emëron Steve Jobs si njeriun e vitit

Dec 24 2010
0 Shpërndarje
Financial Times emëron Steve Jobs si njeriun e vitit

Është e vështirë të kundërshtohet logjika e Financial Times: Apple ka pasur një vit të jashtëzakonshëm në kohën kur Shtetet e Bashkuara ende janë në një rënie të thellë. Nën udhëheqjen e Steve Jobs, Apple gjithashtu ka arritur të krijojë një prodhim të shkëlqyer: iPad. Së fundi, lëshimi i iPhone 4, gjithashtu kishte filluar me çështjen e antenave, që u kthye në njërin nga prodhimet më të susksesshme në historinë e Apple.

Financial Times prek kandidatë të tjerë të mundhsëm për titullin “njeriu i vitit”. “Kur Steven Paul Jobs së pari arriti tituj, ai ishte edhe më i ri se Mark Zuckerberg që është tani,(…) Tani, pas tridhjetë dekadash, ai ka siguruar vendin e tij në vlerësimet më kryesore në mesin e titanëve të teknologjisë në anën perëndimore  të cilët kanë ndihmuar shumë. Bill Gates mund të jetë më i pasur dhe, në kulmin e tij, faktikisht ai kishte ndikime të mëdha në softuerët kompjuterikë. Por bashkëthemeluesi i Microsoftit ka lënë platformën për t’iu përkushtuar jetës së tij dhe kryerjes së veprave të mira. Tani është zotëri Jobs ai i cili udhëheq tani,” shpjegon Financial Times.

A pajtoheni me përzgjedhjen e Financial Times? Nëse jo, atëherë kë do të emëronit me këtë titull? /pcworldalbanian

Lajmet e fundit>