Lajmet

Fing shfaq të gjitha pajisjet e lidhura në rrjetin tuaj

Nov 9 2014
0 Shpërndarje
Fing shfaq të gjitha pajisjet e lidhura në rrjetin tuaj

qu2ohygwsjljvhkkhx45Android/iOS: Fing shfaq të gjitha pajisjet në rrjetin tuaj, madje edhe llojin e pajisjes dhe prodhuesin e secilës. Më e mira nga të gjitha, ajo i vendos ato në të dhëna në pëllëmbë të dorës suaj. Fing ka qenë në gatishmëri për një kohë, që është një zgjidhje për çdo kënd që dëshiron të dijë veprimtarinë në një rrjet nga pajisja e tyre mobile.

Vetëm hapeni aplikacionin për ta parë listën e pajisjeve të lidhura, IP dhe MAC adresat e tyre, emrat e pajisjeve që mund të ndryshohen dhe prodhuesit. Prekeni një pajisje për të shtuar shënime, ose për të ndryshuar emrin, ikonën ose lokacionin. Për më tepër, Fing e mban një histori të plotë të këtyre pajisjeve që janë qasur për t’i pasur si referencë për më vonë.

Nëse mendoni që jeni duke u marrë me diçka serioze, bëjeni një hetim më të plotë të rrjetit tuaj për të parë saktësisht se çfarë është duke ndodhur, por Fing është një aplikacion i dobishëm për përdorim ditor për ta kuptuar se me kënd jeni lidhur. Ai është në dispozicion pa pagesë për iOS dhe Android. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>