Lajmet

FingerLink kthen letrat në ekrane të vërteta që funksionojnë me anë të prekjes

Apr 21 2013
0 Shpërndarje
FingerLink kthen letrat në ekrane të vërteta që funksionojnë me anë të prekjes

Gjithnjë e më tepër teknologjia po përqëndrohet në zhvillimin e ndërfaqeve që funksionojnë me anë të gjesteve dhe sigurisht në këtë pjesë gishtat përbëjnë mjetin më të përdorshëm.

FingerLinki krijuar nga Fujitsu mundëson komandimin e skanerit ose projektorit për informacionet e printuara me anë të gishtave duke shërbyer si njëurë lidhëse midis teknologjisë dixhitale dhe asaj analoge.

Prototipi përdor kamera dhe projektorë të zakonshëm. Softueri i krijuar nga Fujitsu për përpunimin e imazheve realizon lidhjen midis tyre.

FingerLink mund tëidentifikojë me saktësi vendndodhjen e gishtave kur përdoruesi është duke i lëvizur mbi materialin e printuar duke mundësuar kopjimine tekstit ose imazheve dhe vendosjen e tyre diku tjetër.

Gjithashtu madhësia e imazheve të projektuara mund të ndryshohet me një lëvizje të gishtit. Kjo teknologji mund të ishte mjaft e dobishme në rastet kur përdoruesi lexon gazetën dhe do të veçojë blloqe të caktuara teksti ose imazhe.

Sistemi funksionon edhe me objektet me forma jo të rregullta si p.sh me faqet e librave, të cilat zakonisht janë konvekse duke i kthyer ato në faqe me ekran prekjeje. Teknologjia është e aftë të gjurmojë shpejtësinë e lëvizjes së gishtave deri në 300 mm për sekondë duke bërë të mundur që ajo të ndjekë lëvizjen natyrale të gishtave.

Kjo teknologji lehtëson ndërveprimin me objektet reale duke shërbyer si një ndërfaqe midis njerëzve dhe shërbimeve të teknologjisë së informacionit dhe komunikimit. Kompania ka për synim zhvillimin e mëtejshëm të FingerLink, i cili mund të përdoret në një të ardhme për manipulimin e të dhënave 3D të CAD-it. (PCWorld Albanian)

FingerLink

Lajmet e fundit>