Harduer

Finney është telefoni i parë blockchain ndërtuar nga Sirin Labs

Dec 5 2017
0 Shpërndarje
Javën e kaluar Sirin tha se Finney do të vijë me një softuer mobil bazuar në Ethereum të quajtur Status. Finney është telefoni i parë blockchain ndërtuar nga Sirin Labs Photo Source: Sirin Labs

Kush tha se teknologjia blockchain do të ngelet vetëm në botën virtuale. Teknologjia në themel të kriptomonedhave të decentralizuara po aplikohet edhe në produkte harduerike.

Sirin Labs, kompania e cila krijoi telefonin inteligjent 14,000 dollarësh Solarin, në fillim të këtij viti njoftoi ardhjen e një telefon tjetër të quajtur Finney.

Kompania pretendon se është telefoni i pari në botë plotësisht i sigutë deri në atë masë sa të mbajë edhe monedha kriptografike.

Javën e kaluar Sirin tha se Finney do të vijë me një softuer mobil bazuar në Ethereum të quajtur Status.

Status, një nismë e cila ngriti 100 milion dollar në vetëm 24 orë, është një produkt ende në zhvillim e sipër.

Ajo është një platformë me kod të hapur komunikimi dhe një shfletues mobil falë të cilit përdoruesit mund të ndërveprojnë me aplikacione të decentralizuara bazuar në rrjetin e Ethereum.

Kjo do të thotë se telefoni do të aksesojë mesazhe të enkriptuara, kontrata inteligjente, monedha dixhitale e shumë të tjera.

Telefoni Finney i pajisur me Status do të debutojë vitin e ardhshëm. /PCWorld Albanian

Lajmet e fundit>