Harduer

Firefox 11 vjen me diçka për të gjithë

Mar 14 2012
0 Shpërndarje
Firefox 11 vjen me diçka për të gjithë

Mundësia për sinkronizim të shtojcave dhe dy vegla të reja për zhvillues janë gjërat kryesore që përfshihen në lëshimin gjatë e versionit 11 të shfletuesit Firefox. Versioni i qëndureshëm i shfletuesit që mund të shkarkohet tani, Firefox 11 (shkarkoni këtu për Windows , Mac dhe Linux) ua mundëson që t’i përdorni të njëjtat shtojca (ang. add-ons) përgjatë shumë desktopëve. Teksa kjo mundësi ka qenë e mundshme në Google Chrome që nga fundi i vitit 2010, futja e kësaj mundësie ka qenë e pabarabartë. Do të ishte interesante të shihet se si Firefox arrin ta bëjë këtë gjë. Ju mund ta bëni sinkronizimin e shtojcave nga tabi Sync në dritaren Options.

Një përfaqësues nga Mozilla i tregoi CNET që nuk do të ketë gjatë ditës së djeshme ndonjë përditësim madhor për versionin për Android të Firefoxit. Megjithëse versioni për celularë i shfletuesit ka qenë në të njëjtin qark prej gjashtë javëve të lëshimit të versionit për desktop, vendimi i Mozilla për ta ndërruar në një ndërfaqe më autoktone për Android e ka penguar lëshimin e përditësimit që nga muaji janar. Së bashku me mundësinë për sinkronizim të shtojcave, Firefox tani i bën vetvetiu të përshtatshme shumicën e shtojcave.

Firefox 11 shton gjithashtu dy opsione të reja në shiritin e veglave të zhvilluesve. Opsioni i parë, që  veç u cek më lart, ka të bëjë me mundësinë për shikimin në 3D të faqes dhe ky opsion është quajtur Tilt. Për dallim nga “View Source”, Tilst është një mundësi e fuqizuar me WebGL që paraqet dukjen e një kodi të papërpunuar ngjashëm sikurse që do ta shohë publike kur të dalë drejtpërdrejt në faqe. Mozilla thotë që kjo do të ndihmojë në paraqitjen e lidhjes në mes të përvojës në faqe dhe kodit.

Tilt mund të lëshohet duke zgjedhur 3D në View në Page Inspector.

Ju mund ta lexoni lëshimin e plotë nga Mozilla duke klikuar këtu./pcworldalbanian

Lajmet e fundit>